• |
ide | kryesore

“Hungaria pa tifozë nuk është e njëjta”: Lenjani kthehet në kombëtare me optimizëm

-Instant, Sport



“Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Të gjithë ndihemi shumë të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë te forca jonë dhe do shohim si do ecë loja”. Emir Lenjani, i grumbulluar sërisht nga Edoardo Reja për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, pas dëmtimit të pësuar, është optimist për shanset e kuqezinjve për të arritur rezultat, në Budapest kundër Hungarisë e më pas Polonisë në Tiranë.

Dy ndeshje shumë delikate e të vështira gjithashtu, në të cilën kuqezinjtë kanë nevojë për dy fitore për të marrë vendin e dytë në Grup, me Anglinë që është e shkëputur. “Mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria – vlerësoi anësori -. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht por edhe si ekip. Por siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë”.

Një avantazh moral, kuqezinjtë e kanë marrë me fitoren 1-0 të fiksuar në Elbasan Arena me golin e Armand Brojës, por për ndeshjen e Budapestit do të kenë edhe një tjetër avantazh: mungesën e tifozëve hungarezë për shkak të dënimit të dhënë nga FIFA: “Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *