• |
ide | kryesore

Juventus vepron si me Chiesan, presidenti i Fiorentinës dorëzohet: “Vlahovic nuk do të rinovojë”

-Instant, Sport



Rocco Commisso ngre flamurin e bardhë në lidhje me rinovimin e Dusan Vlahovic dhe e ka bërë duke u shkruan drejtpërdrejt tifozëve viola për të sqaruar situatën dhe hapat e ardhshëm. “Siç e dini Fiorentina i bëri një ofertë shumë të rëndësishme lojtarit, një propozim kontrate që do ta kishte bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e Klubit – thuhet në letrën e presidentit -. Por pavarësisht përpjekjeve tona, propozimi për rinovimin nuk u pranua “. “Për mua dhe Fiorentinën, gjithçka që mbetet është të marrim parasysh vullnetin e lojtarit – vazhdon ai -. Së shpejti do të gjejmë një zgjidhje të realizueshme dhe adekuate”.

Pas refuzimit të qendërsulmuesit serb duket se qendron Juventus, me klubin bardhezi që ende po kërkon formulën e duhur për të kënaqur Fiorentinën, duke patur parasysh pasivin në bilancin e 30 qershorit 2021. Kjo është arsyeja pse hipoteza çon në dy udhëkryqe: njëra që ndjek atë që kishte qenë formula për marrëveshjen Chiesa, tjetra më ‘tradicionale’, me pagesën e kartonit të lojtarit pjesërisht në para, duke përdorur edhe lojtarë në shkëmbim. Në rastin e parë, do të ishte një huazim dyvjeçar me detyrimin e blerjes në verën e vitit 2023, në të dytin duke arritur vlerën prej 60 milionë eurosh përmes identifikimit të lojtarëve të pëlqyer nga Fiore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *