• |
ide | kryesore

Kriza energjitike/ Si po rriten çmimet e ushqimeve (Tabela)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kriza e paralajmëruar e energjisë elektrike ka ngritur shqetësimin se produktet e ushqimeve bazë do të pësojnë një tjetër rritje. Në dy javët e fundit thuajse të gjitha ushqimet e shportës kanë pësuar rritje të çmimit të tyre nga sa ishte më parë.

Në një vëzhgim të bërë në dyqanet e tregtimit me pakicë, rritja e çmimeve është evidente ndërsa konfirmohet edhe nga tregtarët, të cilët janë të parët që përballen edhe me qytetarët.

Sipas çmimit që qytetarët e blejnë, rritja e çmimit të një produkti varion nga 10 lekë deri në 30 lekë për kilogramë në pikat e tregtimit.

Duke u bazuar në trendin e vlerës së rritjes së çmimeve, vaji është produkti i cili ka pësuar rritjen më të lartë nga ushqimet e shportës. Në një dyqan në një lagje të kryeqytetit sot mesatarisht një litër vaj kushton 230-250 lekë nga 200 lekë sa ishte përpara dy javëve. Rritja e një litri vaji është nga 30 lekë deri në 50 lekë.

Makaronat, gjalpi dhe veza janë tre produkte bazë, të cilat janë rritur me 20 lekë për të njëjtën njësi matëse. 1 kg makarona sot në një dyqan në lagje, një qytetar e blen me 140 lekë nga 120 që e blinte dy javë më parë.

E njëjta rritje e çmimit është konstatuar edhe për vezët dhe gjalpin. Ushqimi bazë i tryezës së qytetarëve shqiptarë, buka ka pësuar një rritje në të gjithë vendin dhe sasitë që tregtohet. 10 lekë më shumë duhet të paguajnë blerësit në një furrë apo dyqan për të marrë një bukë, pesha e së cilës nuk ka ndryshuar.

Një bukë me peshë 700 gramë ka kushtuar 70 lekë, ndërsa tani 80 lekë. Lista e emrave të produkteve që kanë pësuar rritje është e gjatë, por ne u fokusuam vetëm te shporta ushqimore e familjeve shqiptare. Sheqeri sot kushton në treg 10 lekë më shtrenjtë.

Orizi dhe mielli kanë pësuar gjithashtu një rritje të çmimit në dy javët e fundit, me 10 lekë. Respektivisht, sheqeri sot kushton 90 lekë dhe mielli 80 lekë. Edhe produkti i qumështit ka pësuar ritje në pikat e tregtimit.

Një litër qumësht sot kushton 10 lekë më shumë se pak ditë më parë, pasi nga 140 lekë tani qytetarët e blejnë 150 lekë. Kafja është pjesë e listës së produkteve që kanë pësuar rritje. Sot, 100 gramë kafe në një pikë dyqan kushton 10 lekë më shtrenjtë, nga 110 lekë ajo kushton 120 lekë.

Me gjithë rritjen e pësuar, vetë tregtarët me pakicë i ndruhen një rritje tjetër, madje edhe për disa janë paralajmëruar se do të ndodhin.

Por, rritja e çmimit të energjisë elektrike, e cila është burimi i energjisë së produkteve industriale, sipas ekspertëve do të sjellë rritjen e çmimeve duke rënduar edhe më shumë në xhepat e konsumatorëve, të cilët nuk mund të përballojnë një fushatë të dytë rritje.



5 Comments

  1. Vetem Enveri mendonte per shqiptaret e varfer.Klasa punetore dhe fshatare perkraheshin nga Enveri ,ndersa saliu ,luli dhe rama perkrahin te pasurit.

    1. Mjeshter, me te lexuar e ke?!

      Andej nga fshati socialist, ne ato kohera kolere, e kishin harruar emrin “buke gruri”! Mbaj mend, vinin fshataret e shkrete, dhe na luteshin qe t’ju blinim buke gruri tek furri i lagjes! Dilte shitesja, dhe u bertiste!!! Dhe mendo, se 80% e popullsise, ishte fshat. 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *