• |
ide | kryesore

Manastirliu: Deri në fund të vitit vijnë mbi 900 vaskina kundër COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur në seancën e komisionit të Shëndetësisë së brenda muajit dhjetorit në vendin tonë do të vijnë mbi 500,760 doza vaksine Pfizer dhe 400 mijë doza nëpërmjet Covax.

Manastirliu tha se janë në negociata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksina të tjera për vitin e ardhshëm për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari.

“Kjo marrëveshje do të rrisë furnizimin me vaksina. Një marrëveshje që realizohet në sajë të bashkëpunimit me Pfizer, pas marrëveshjes së parë ku erdhën 500 mijë vaksina. Vjen ky amendim për 500,760 doza vaksine të cilat priten të levrohen brenda muajti dhjetor të këtij viti. Ndërkohë përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit presim edhe rreth 400 mijë doza vaksine që pritet të mbërrijnë në Shqipëri. Ne jemi në negociata me Pfizer për nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar vaksina për vitin tjetër dhe në vazhdim për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari që Komitetet tona do të vendosin për të siguruar vaksinimin e popullatës”,-tha Manastirliu.

Lidhur me vaksinimet e kryera deri tani, Manastirliu tha se janë vaksinuar rreth 44% e popullësisë target, mbi 18 vjeç. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,764,714doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 811,765 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID dhe 952,949 kanë kryer njërën dozë.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *