• |
ide | kryesore

Prapaskena e bisedës me Rejan, numri i fanellës dhe llogaritë e grupit: Bajrami merr përsipër kombëtaren

-Instant, F1, Sport



Mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami, është një prej emrave më të spikatur të ndeshjeve të fundit, jo si lojtari më i ri që iu bashku kuqezinjve, por edhe si nivel performance me pritshmëri në rritje të vazhdueshme, për atë që mund ti japë skuadrës kombëtare. Tekniku Reja e ka identifikuar gjithnjë atë si një lojtar që mund ti ndryshojë ndeshjet Shqipërisë dhe në konferencën për shtyp Bajrami ka treguar bisedën e bërë me italianin: ” Biseda me Rejën? Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë që duhet të punoj me top, por edhe pa top. Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Në ndeshjen e fundit Bajrami ka luajtur me numrin 10, një numër që më parë e ka përdorur edhe Manaj, por për mesfushorin nuk është një cështje: “Nuk ka rëndësi se çfarë numri vesh, por rëndësi ka për mua të japim maksimumin dhe të fitojmë të dyja ndeshjet”.

Hungaria apo Polonia, cili ekip është më i fortë, lojtari që po shkëlqen me Empolin nuk ka një preferencë, edhe pse janë të dy ndeshje për tu fituar: “Besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqëndrohemi te loja jonë. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *