• |
ide | kryesore

Zyrtarizohet emërimi/ Gledis Nano, ‘njeriu i FBI’ që pritet të drejtojë Policinë e Shtetit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme, Të fundit



Ashtu sikundër e deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, sa me ironi po aq edhe me humor, Ardi Veliut iu sos kandili në krye të Policisë së Shtetit, pas një periudhe të errët ku ai demonstroi veset më të këqija modelit se si nuk duhet të jetë kreu i trupës që kujdeset për rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri.

Lexo me tej:

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

Sikundër Lapsi.al ka raportuar të martën, në krye të Policisë u vendos Gledis Nanos, kreu iDepartamentit të Antiterrorit. Me një përvojë prej 17 vitesh në Policinë e Shtetit, 40-vjeçari me origjinë nga Skrapari do të ngjitet në majë të piramidës së uniformave blu. Që prej kohës kur u emërua në krye të Antiterrorit, kredencialet e Gledis Nanos janë rritur.

Jo më kot ai mori në verë të këtij viti edhe një vlerësim prej amerikanëve, me të cilët ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës. Ambasada amerikane në Tiranë publikoi fotot e dekorimit (poshte) shoqëruar me vlerësimin për Gledis Nanon, për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës. Me këtë rast pati edhe një ceremoni për Gledis Nanon, si prelud i asaj që pritej të ndodhte në këtë vjeshtë.

Gledis Nano

Për shkak të detyrës ai ka pasur një rol aktiv edhe në riatdhesimin e shqiptarëve prej kampeve në Siri. Ka udhëtuar bashkë me Ramën dhe ministrat e Brendshëm, Lleshaj e Çuçi, në Liban (shiko ketu intervisten e tij ne Opinion). Në krye të Antiterrorit ai përfundon kështu një cikël gati 5-vjeçar si drejtues edhe i operacioneve të tjera delikate. Kujtojmë këtu për shembull dëbimin e diplomatëve iranianë apo rusë nga vendi jonë.

Dosja e famshme e “Imamëve” është një tjetër çështje e hetuar prej tij. Qasja e tij ka shkaktuar shpesh kontradikta me aktivistë të islamit politik si Olsi Jazexhi.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico Virginia.

Në dukje deri këtu le të themi që ka një karrierë të mirë dhe kredenciale të përshtatshme për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Ai kaloi edhe vettingun e figurës të organizuar nga ministria e Brendëshme në shkurt të 2020 ku antërët e komisioni deklaruan se gjetën zerro probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano.

Problemi është nëse Gledis Nano do t’i nënshtrohet apo jo vullnetit politik të Edi Ramës për të zbatuar ligjin, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të çuar para drejtësisë këdo që abuzon. Koha deri më tani ka treguar se drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë qënë vasalë të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, ushtarë të bindur të tyre deri në neveri, jo gardianë të ligjit sikundër duhet të jenë.

Përballë një prove të tillë do të jetë natyrisht edhe Gledis Nano nëse nesër merr firmën për të drejtuar Policinë e Shtetit ashtu sikundër thonë të gjitha burimet për Lapsi.al.

Sidoqoftë zor të besosh se do të kemi një kryepolic të pandikuar nga partia-shtet. Peshku është qelbur nga koka dhe sado integritet apo “gjak i ri” të vijë në krye të Policisë së Shtetit, mos prisni të këtë të papritura. Ndoshta nuk do të shohim më shfaqje të shëmtuara si ajo e Ardi Veliut që demaskonte për “çështje morali” nënën e një të mituri, por vetëm kaq. Beteja me krimin në Shqipëri bëhet gjithnjë e më e pamundur kur nuk ka një vullnet politik për ta luftuar atë. Rama ka treguar në këto 8 vite të pushtetit të tij se nuk e ka këtë vullnet. Dhe ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është thjesht një lëvizje e radhës e tij që nuk duhet të entuziasmojë askënd. 

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Profili karit qe do shkoje ne akademi.
    Antiterrorin e mbulon SHISH, ky vetem prangat per arrestimet ka. O Gledis te jem une drejtori ardhshem, te hetoj dhe gruan me kaq aksesa sa paske ne media. Merre te mireqene

  2. Rama e kapi filmin. duhet me bo ca thon amerikanet se ndryshe e pa ca e gjet Salen. ju kujtohet kur zgerdhiheshin te dy, Sala me Ramen ne parlament, para votimit te reformes ne drejtesi? i thoshin njeri tjetrit jo do futesh ti i pari jo sdo futesh ti i pari ne burg. e morren me gallat atehere. tani si Sala si Rama e pan qe nuk ishte gallat dhe Rama eshte ber lepe-peqe me amerikanet. e kuptoi.

  3. Nese e quajme sukses dosjen e imameve po bejme loje me rrezik. Nuk kam asnje respekt per imamet ne pergjithesi por te denosh njerez me nga 20-25 vjet pa prova, me prova gjysmake, apo me keq, bazuar vetem ne bindjet dhe besimet e tyre eshte standarti me i keq qe nje sistem gjyqesor mund te ngreje. E gjithe ky zell inkuizitor i sherbeu vetem servilizmit ndaj amerikaneve, te cilet vete edhe pse mbajne te izoluar njerez te dyshuar per terrorizem, nuk arrijne deri aty sa t’i denojne me nga 20-25 vjet pa prova apo vetem pse besojne tek ‘xhihadi’. Ne per te zezen tone dhe per avancimin e karrierave te ketyre njerezve te peshtire si ky dhe Elisabeta Imeraj e beme. Eshte standart qe do na perndjeke.

    1. Amerika shquhet per merita te vecanta ne ndihmen qe i jep diktatoreve per te shtypur e torturuar popujt e tyre.
      Disa popuj (si puna Iranit) nuk ia falin kete Amerikes dhe i mbajne inat akoma mbas 40 vitesh, por ka dhe popuj si puna jone qe duhet ti qish nenen qe te te thone babe.
      Kur ta kuptoi populli une se ca eshte duke i bo vetes do jete teper vone.

  4. Kam frike se ky do aplikoje terrorizmin tek qytetaret. Edhe Bin Laden amerikanet e trajnuan kunder ruseve ne luften e afganistanit. Ky qe nga pamja duket si terrorist. Me duket se do na marri malli per Ardi Veliun.

  5. ky po qe ja ka nxjerr peniset rames nga prapanica ,kur e perdhunonin ne grup frrok,ndok,prenga e dosh.

  6. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

    Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës.

    Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar.

      1. Ne fakt me ato qe po shohim neper mitingjet e Berishes, bythelepiresit jane te perqendruar jo vetem ne jug ha ha ha. Maloki opozita fiton vetem nese jugu e mbeshtet . Per te tjerat vazhdo me Saliun..

    1. Ha ha ha ,or llesh karpertoni ,mos harro preshin bythes edhe lepirjen e preshit me goje kur tentove te silleshe si sllobodan serbi me jugun.Jugu ta qi sllobodanin or llesh .

  7. Kanë emeruar një kukull dhe ushtar të ri të Ramës. Ndryshimi me të mëparshim është se nga ana e PR është më i pranueshëm dhe bëhet më lehtë propagandë.

    ps: Qoka me dekorata Yuri ka bërë dhe me treçerekun e rilindjes, dhe sa për info FBI heton vetëm rastet brënda juridiksionit dhe territorit të SHBA ose me përjashtime krimet jashtë territorit që mund të ndodhin si kërcënim për SHBA ose ndonjë qytetar të saj, nuk i rruhet se çfarë ndodh me të tjeret…

  8. “E vërteta për Evi Kokalarin”/ Rrëfimi i Geri Kokalarit për ‘trampisten’ e Berishës: Babai i saj në komunizëm mburrej me Enverin dhe kishte lidhje me Saliun,po shpellkaret dylbere të salihut qe drejtuan per tete vjet o byrektori i salihut

    1. sot na hongsh ramen
      neser meron
      pasneser mut nanon
      …………………………………….
      javes tjeter na hongsh mutin

  9. Na hengshit karin
    brenda pak muajsh largohet si deshtak.
    protestat jane ne ajer, revolucioni eshte gati pritet vetem shkendija

  10. Posi posi se i rruhet Amerikes sa vk jan, mos lini nam o shkruesa fanatik, jan ca qe gjoja dashkan Ameriken ?o legenat e kuq sa vite keni share Ameriken sa s numurohen dot prandaj mos u beni me prift se papa pasi ju diten shani Rusin dhe naten levdoni Ameriken, sa her levdoni USA. e mer vesh gjith kush se po levdoni Putin miun???.

  11. Gjekmarkaj sulmon hapur Berishën: Boll fole nëpër “Foltore” se këtë punë ke ka 30-vjet, na ke trazuar ne demokratëve të vërtetë pro-amerikanë,o shpellkare prisni ta shaje salihu,pastaj filloni te han mut sa te doni per kete burrin

  12. he mer bushat, shan qeverine gjithe diten, kur vjen puna te gledis nano shurra ne breke ? amerika mrapa, tvje me plas nga inoti. po shkullaku ca thote? apo tu u mor me gazetaret e reja te cim peka

  13. Ke pranu 100 komente me picka e me kara, pse se pranon komentin tim? Dorjana Kodra merret akoma me kete pune apo ka sjelle Shkullaku ndonje qirese te veten?

  14. derisa e ka vu qametja e sorosit merret vesh ca lazgari eshte. e ku ka katandis ky vend nga shker….amelik dhe be bashke megjith horrat e baxhellat qe e drejtojn. kesaj dynjave po i vjen fundi me sa kuptoj. sa per dijeni populli i vet e konsideron f.i si organizaten me kriminale dhe te korruptuar ne vendin e vet.keshtu qe behet fjale per ke mafja do te vendosi. kaq.

  15. Per dijeni tuaj por edhe te amerikaneve, nga korea e veriut…jo se nuk i dini por jy them se edhe ne shqipot dime dicka….Ky Nano qe mori detyren sote, ne vitin 2008, eshte perjashtuar nga policia e shtetit si kordinator dhe bashkepuntor me trafikantet, ne gjithcka qe ata trafikonin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *