• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ 41 raste të reja dhe një viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një viktimë dhe 41 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,777 mostrave, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, 198 pacientë u shëruan nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 1,737.

Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 579,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza, ndërsa mbi 817,000 janë të vaksinuar me dozën e parë.

Kosova ka përjetuar një valë të rëndë infektimi në muajin gusht, kur numri i viktimave disa herë ka kaluar 30 në ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *