• |
ide | kryesore

FOTO/ Vizatime amatore, në ankand arrijnë çmendurinë e mbi 800 mijë euro: i kishte bërë… Muhammad Ali

-Instant, Sport



Ekzagjerimi nuk njeh kufij kur vjen puna për të patur dicka personale të një prej sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Kështu, koleksioni i vizatimeve dhe skicave të bëra nga legjenda e boksit Muhammad Ali është shitur në një ankand në Nju Jork për një shumë prej 819,273 euro, një shifër shumë herë më e lartë se sa vlerësimi fillestar. Boksi, por edhe të drejtat civile, paqja botërore dhe humanizmi ishin subjektet që Ali kishte për zemër. Punimi me vlerën më të madhe ishte një vizatim i vitit 1978, me titull “Sting Like A Bee”, i cili u shit për 366,585 €.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *