• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow: Pranojini operacionet plastike

-Instant, Paparazzi, Slider



Shpesh nuk flitet për ndërhyrjet e ndryshme estetike që bëjnë personazhet e njohur edhe pse ato janë të dukshme. Ndryshe nga të gjithë aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka vendosur që gjithnjë të jetë e sinqertë pasi mendon se kjo gjë do të ndihmojë dhe gratë e tjera të ndihen mirë.

Paltroë foli për vendimin e saj për të provuar Xeomin – një injeksion që zbut rrudhat e imta dhe gjithashtu ndau mendimin e saj mbi stereotipet që rrethojnë procedurat kozmetike.

“Ajo që nuk më pëlqen është pjesa e gjykimit që nënkupton se, ne si gra, supozohemi të jemi perfekte përgjithmonë pa asnjë ndihmë. Shoqëria na shikon si pjesë të këtij perfeksionizmi. Por, jo! Ne plakemi. Ne kemi të meta,” tha ajo, duke shpjeguar se gratë shpesh mendojnë, ‘Unë nuk do të pranoj [që kam kryer ndërhyrje] sepse duhet të dukem sikur të jam kështu. Unë në fakt mendoj se është e dëmshme për besimin e grave të tjera.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *