• |
ide | kryesore

Hertha Berlin presion financiar stafit e lojtarëve: “Nuk do të paguajmë për tamponet e të pavaksinuarve”

-Instant, Sport



Hertha Berlin vazhdon fushatën kundër atyre që nuk janë vaksinuar dhe ka vendosur që futbollistët dhe punonjësit që nuk janë të vaksinuar do të paguajnë nga xhepi i tyre për tamponët e Covid 19. Në Gjermani, futbollistët duhet t’i nënshtrohen testeve – të cilat kushtojnë rreth 70 euro – dy herë në javë, por Hertha e ka nënshtruar stafin e tyre ndaj testeve gjashtë herë në javë. Drejtori sportiv i Hertha, Fredi Bobic, i tha gazetës gjermane Bild se “90%” e ekipit dhe stafit janë të vaksinuar.

Sipas asaj që bëhet e ditur, rreth 82% e të gjithë lojtarëve të Bundesligës janë vaksinuar. Ekipi i Hertha tashmë është karantinuar dy herë këtë vit për shkak të epidemisë së koronavirusit. Hertha Berlin e filloi keq sezonin e Bundesligës, duke humbur pesë nga shtatë ndeshjet e para të kampionatit. Deri pak kohë më parë, shoqëria kishte marrë përsipër shpenzimet e të gjithëve, ndërsa tani ka vendosur që ata që nuk janë të vaksinuar do të paguajnë nga xhepat e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *