• |
ide | kryesore

Jake Gyllenhaal: Skenat intime me Jennifer Aniston ishin torturë

-Instant, Paparazzi, Slider



Xhirimi i skenave intime në “The Good Girl” ishte një torturë e vërtetë për Jake Gyllenhaal dhe e gjitha për shkak të fiksimit të tij për Jennifer Aniston.

Gyllenhaal pranoi se ishte tepër e vështirë për të që të xhironte skenat e dashurisë me Aniston në filmin dramë/romancë të vitit 2002. “Çuditërisht, skenat e dashurisë janë të vështira, sepse ndoshta 30, 50 njerëz janë aty teksa xhirohet? Është çuditërisht mekanike. Gjithashtu është si një vallëzim, ti je duke bërë një koreografi për kamerën. Mund të futesh në të, por është si një skenë përleshjeje, duhet t’i bësh koreografi ato skena.”

Jake e zbuloi për herë të parë se asokohe kishte një “crush” për Jennifer – ndjenjë e njëanshme dashurie/tërheqjeje ndaj dikujt – në vitin 2016. “Ajo është e ashpër. Është kaq e vështirë ta komplimentosh. Unë dua të them, kam pasur një fiksim për të për vite me radhë. Dhe të punosh me të nuk ishte e lehtë. Ishte bukur, nuk ishte e vështirë, këtë doja të thoja,” u shpreh ai për Peo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *