• |
ide | kryesore

“Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem”: lojtari i Premier League del hapur

-Instant, Sport



Alarmi për ata që nuk duan të vaksinohen vazhdon të shqetësojë futbollin anglez. 2/3 e futbollistëve që luajnë në Premier League nuk janë të vaksinuar dhe vetëm 7 klube kanë mbi 50% të lojtarëve të mbuluar me dozë të dyfishtë. Të shumtë ata lojtarë që nuk duan të vaksinohen, siç është Callum Robinson, një sulmues 26-vjeçar nga Irlanda që luan për West Bromwich. “Unë e kam marrë Covid dy herë, por nuk jam vaksinuar – rrëfeu ai – Më vonë edhe mund të ndryshoj mendje, por në këtë moment nuk jam i vaksinuar”.

Premier League do të nisë një sërë stimujsh ekonomikë që u drejtohen klubeve me numrin më të madh të personave të vaksinuar, me një objektiv të dyfishtë: për të bindur të pavendosurit dhe parandaluar ata që të mungojnë në ndeshje për shkak të infeksioneve, duke patur parasysh një rritje të mundshme të rasteve në stinën e dimrit. Një situatë paradoksale për Anglinë, e cila para të gjithëve ka filluar një fushatë masive vaksinimi.

Nuk janë të mjaftueshme fushatat e ndërgjegjësimit dhe thirrjet, më e fundit prej të cilave nga Jurgen Klopp, tekniku i Liverpool i cili disa ditë më parë tha: “Unë nuk i kuptoj njerëzit që thonë se kjo është një shkelje e lirisë së tyre. Sepse nëse është kështu, edhe fakti që ata nuk mund të ngasin makinën të dehur është e tillë – tha ai -Është si të ngasësh makinën në gjendje të dehur. Ne të gjithë mund të kemi qenë në një situatë ku kemi pirë një ose dy birra dhe mendojmë se mund të drejtojmë makinën, por meqenëse ligji thotë se ne nuk mundemi, ne nuk e bëjmë. Por ky ligj nuk është për të më mbrojtur mua kur pi birrë dhe dua të ngas makinën, por është atje për të mbrojtur të gjithë njerëzit e tjerë sepse unë jam i dehur në timon. E mora vaksinën sepse isha i shqetësuar për shëndetin tim, por veçanërisht për të gjithë rreth meje. Nëse e marr dhe vuaj nga Covid-19, është faji im. Nëse e merr dhe ia përhap dikujt tjetër është vetëm faji im dhe nuk është faji i askujt tjetër”.

Premier League është plot me futbollistë që nuk duan tia dinë për vaksinimin, edhe pse askush nuk ka dalë hapur. Rastet më goditëse kohët e fundit ishin ato të Granit Xhakës dhe N’Golo Kanté: mesfushorit të Arsenal, i vetmi i pavaksinuar në Zvicër, iu desh të anashkalonte ndeshjen kundër Italisë në shtator sepse ishte pozitiv, ndërsa francezi i Chelsea, humbi ndeshjen kundër Juves për shkak të Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *