• |
ide | kryesore

“Jam ushtar që zbatoj urdhërat”: Bare rrëfen çfarë kërkon Reja prej tij në ndeshje

-Instant, Sport, Video



“Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam si një ushtar që zbatoj urdhërat si këtu, ashtu edhe tek Espanyol”. Keidi Bare, futbollisti kuqezi që luan në La Liga, në radhët e Espanyol, ka dashur të shmangë krahasimin mes lojës së bërë me spanjollët dhe atë në kombëtare. Mesfushori e ka të qartë se janë dy mënyra të ndryshme loje e dy role në fushë, por kjo nuk e pengon të japë maksimumin për fanellën kuqezi: “Ka të bëjë shumë ekipi, pasi me Kombëtaren është sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër, ndërsa me klubin kam sistem tjetër dhe roli im është para mbrojtjes. Jam më shumë në kontakt me topin, por për mua është njësoj, jap maksimumin si këtu edhe tek Espanyol”.

Bare ka treguar edhe marrëdhënien me trajnerin Reja dhe atë që pret italiani nga ai në mesin e fushës, ku për më tepër këtë herë do të mungojnë Laci e Abrashi, duke e rritur edhe më shumë përgjegjësinë mbi këmbët e lojtarit: “Edy Reja më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj me dhe pa topin dhe ndihem shumë mirë me teknikun, por nuk është vetëm ai, por i gjithë grupi që kemi. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme dhe i them Rejas shumë faleminderit”.

Natyrisht gjithcka lidhet me objektivët dhe Bare nuk ngurron të përmendë atë vendin e dytë, që në fillim i bëri të gjithë skeptikë. Sigurisht duhen dy fitore kundër dy rivalëve direkt, Hungarisë e Polonisë, por vendi i dytë është ojektivi i vetëm: “Pikësynimi ynë është të arrijmë vendin e dytë dhe pse jo të mos shkojmë në Botëror. Këto gjëra duan përqendrim dhe të bëjmë gjërat mirë dhe ato që na thotë trajneri. Besoj se do ia arrijmë qëllimit, pavarësisht se janë ndeshje shumë të vështira – tha Bare që nuk kërkon të bëjë asnjë llogari, por të futet në të dy ndeshjet vetëm për fitore – “Nuk dua të them se sa pikë parashikoj por dua të them që do të futemi në këto ndeshje për të fituar dhe për të arritur qëllimet tona”.

https://youtu.be/dhrDzM-7TE4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *