• |
ide | kryesore

Marrëveshja për targat, Haradinaj: E dëmshme për Kosovën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja për targat është e dëmshme për Kosovën.

Sipas tij kjo marrëveshje ka ekzistuar dhe nuk ka pasur nevojë që të dërgohet policia në veri. Haradinaj thotë se Kurti e bëri këtë për përfitime zgjedhore.

“Marrëveshja ka pasë afat kohor ka dalë qitash, ky zotnia ka mujtë veç me i ngjitë stickersat, pa i çu policinë dhe pastaj me hy në marrëveshje tërhqeja e policisë tonë nga veriu. Dikus u shku me kallxu forcë, por e ka shti bishtin ndërmjet këmbëve dhe ka ardhë knej”.

“Unë kam qenë kryetar Qeverie dhe e kam pa si shkojnë këto procese. Unë po du me e rujtë shtetin, vendin dhe për atë arsye po e them këtë. Unë e kam ditë përpara se çka ka me ndodh në veri”.

“Ky është një dëm që ka ndodhë prej Qeverisë Kurti, e ka ba për zgjedhje. Ky është një dëm i madh për sovranitetin e vendit. Të gjitha këto që i kam thënë rreth Kurtit janë shumë më tragjike se që i kam thënë,” është shprehur ai.



1 Comment

  1. Kam pas respekt për z.Haradinaj, derisa bani qeverinë me LDK e listën serbe pasi hoqën VV e pastaj i dyfishoi rrogën vetes. Por tani jo vetëm respekt që nuk kam më por dhe më vjen ndot kur e dëgjoj që flet budallaqe të tilla. Pse nuk i vure stikersat ti more Ramush gomari, apo kishe frike se të iknin lista serbe e të rrëzohej qeveria?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *