• |
ide | kryesore

Ministrja e Arsimit: Shtyhet çelja e universiteteve (Data)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtyhet çelja e universiteteve. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Evis Kushi.

Reagimi: 

Të dashur studentë,
Së pari dua t’ju falenderoj të gjithë ju që i jeni bashkuar procesit të vaksinimit dhe po na ndihmoni që së bashku t’i rikthehemi normalitetit në të gjitha universitetet e vendit. Meqënëse fillimi i vitit të ri akademik po afron dhe ne duam që të gjithë ju, pa përjashtim, të hyni në auditore pa rrezikuar shëndetin tuaj dhe të stafeve akademike, javën e ardhshme e kemi shpallur si “Java e vaksinimit masiv të studentëve”.
Shumë faleminderit edhe një herë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e tyre të vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.
E që kjo javë të jetë sa më produktive, me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor të gjithë së bashku të jemi të fokusuar vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.
Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të venë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm.
Kam shumë besim që ju, të dashur studentë, do të na provoni edhe këtë herë që jeni pjesa më vitale dhe progresiste e shoqërisë sonë.
Faleminderit dhe shumë suksese të gjithëve!



8 Comments

  1. ju po vrisni njerez me vaksina eksperimentale. mesuesja ne greqi me atak ne zemer. grupi danni collateralli ne fb ka me mbi 150 mije veta me pasoja te renda nga vaksinat

  2. Mos lexo vetem lajme e fazetes Tema o dylber mavi por dhe shtypin e huaj. Ne amerike Projekti Veritas ka ekspozuar punonjes te FDA< CDC dge se fundmi Pfizer. Sot del nje tjeter interviste bombe me nja nga punonjesit e Pfizer keshtu boll bere mrojtesin e vaksinave o te qifsha robt se po merrni njerezit ne qafe. Sipas vete shkenctarit te Pfizer kush e ka kaluar Covid ka me shume imunitet se vete vaksina. Ti si duket je patronazhisti i Ministrise se Shendetsise ose ndonje matrapaz varikarsinash

  3. Ministresha debile sapo ja futi pordhes se rradhes. Kjo qe po ben ska asnje vlere sepse vaksina nuk jep efekt ne cast. Imunizimi arrihet 2 jave pas dozes se dyte. Keshtu qe nese studentet vaksinohen javen e ardhshme i bie qe shkolla te filloje ne 1 Dhetor. Perndryshe njesoj eshte, filloje shkollen dhe bej edhe vaksinat per ata qe nuk e kane kaluar. Ndonese eshte komplet shkelje e te drejtave te njeriut dhe ska asnje vlere kur ti ke autobuzet, kafet e restorantet plot

    1. O injorant si nuk te vjen turp qe flet keshtu per nje zonje shum te nderuar si Evis Kushi po ti qe flet keshtu per Evis kushin je nje cope injoranti nje shpifes nje idjot nje rrugaç nje llum nje i pafytyre sai per Evis kushin i marrsh te keqen ti se Evis Kushi esht zonje grua dhe nje zonje shum e nderuar dhe para se ta permendesh ministren e arsimit Evis Kushin ben mir te lash ate gojen tende te qelbur njeri i ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *