• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta grimieri i njohur në Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider



Marc Pilcher, stilisti i flokëve dhe grimieri i cili fitoi çmimin Emmy për punën e tij në shfaqjen e suksesshme të Netflix “Bridgreton”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga Covid-19, një javë pasi fitoi çmimin.

Agjencia e Pilcher, Curtis Brown konfirmoi lajmin për “CNN” të martën, duke iu referuar një deklarate që agjencia i dha Variety, nga miqtë dhe familja. Sipas deklaratës, Pilcher ishte vaksinuar dy herë dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.  Ai rezultoi negativ në teste të shumta të Covid-19 dhe udhëtoi drejt SHBA për ceremoninë e Emmy dhe përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas kthimit, ai u sëmur dhe gjendja e tij u përkeqësua gjatë fundjavës. Dhe fatkeqësisht ai vdiq të dielën, tha Curtis Brown. Vdekja e tij vjen vetëm pak kohë pasi ai fitoi një Emmy për “Periudhë të Jashtëzakonshme dhe Stilim flokësh për personazhe” në shtator. Pilcher ishte i njohur për punën e tij në shfaqje të ndryshme teatrore, programe televizive dhe filma.

Ai punoi në flokë dhe krijoi role stilimi në filma duke përfshirë “Bukuroshja dhe Bisha”, “Java ime me Marilyn”, “Gruaja e padukshme” dhe “Victoria e re”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *