• |
ide | kryesore

Nis sot në mesditë aplikimi për Llotarinë Amerikane/ Zbulohen kushtet e reja që janë vendosur për aplikantët

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej orës 12 të mesditës së sotme do të jenë të hapura aplikimet për llotarinë amerikane, ku vit pas viti shqiptarët shprehin interes me numër rekord aplikimesh. Aplikimet pritet që të qëndrojnë të hapura deri në datën 9 Nëntor, pra për rreth një muaj. Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti.

Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune.



1 Comment

  1. E etmja mundesi reale qe Shqiperia te dale nga bataku ku eshte zhytur eshte qe ti beje thirrje

    komunitetit nderkombetar, e posacerisht atj perendimor qe te jemi nje protektorat i nje vendi

    te fuqishem demokratik e me eksperience ne kete fushe si psh Brirania e Madhe per ta pakten

    100 apo me shume vjet. Populli shqiptar nuk eshte i afte qe me forcat e veta te ndertoje nje shtet

    nje qeveri qe te jete nga populli, me popullin e per popullin, por nje shtet gangster e n je qeveri

    (jo vetem e sotmja) gangsterre qe punon me te gjitha forcat e mjetet kunder popullit dhe ne dem

    te shqiperise. Sot po te kishin mundesi qe kushdo te aplikonte do merrte vizen per ne SHBA, nuk

    do mbeste njeri pa aplikuar pervec pushtetareve , oligarkeve e krimineleve , pra populli shqiptar

    ne mbi 90 perqind te tij eshte i gatshem te ike sa me pare nga Shqiperia, te ike nga ky vend qe

    e mbrojti me gjakun e bijeve e bijave te tij per mijera vjet. Si ato nenat qe vuajne dhunen e bijeve te

    tyre te droguar, ashtu edhe Shqiperia po vuan dhunen, plackitjen e shpopullimin n ga nje tufe

    pushtetaresh grabites, te dhuneshem, te pameshire dhe pasnje ideal pervec pasurimit te tyre me

    cdo mjet duke sakrifikuar per kete ardhmerine popullit e te Shqiperise. Kurre Shqiperia nuk ka qene ne

    dite me te zeza sesa sot. Edhe ne kohet e pushtimeve me te egra, edhe ne kohet e varferise me te thelle,

    edhe ne kohet fruthit e koleres e te vdekjeve masive ka pase shprese , kurse sot kjo shprese qe i

    mban njerzit e popujt gjalle e te bashkuar nuk ekziston. Eshte pikerisht kjo mungese shprese qe njerzit

    ne mase duan te ikin , eshte kjo mungese shprese qe njerzve sic ka thene Edi Rama ne parlament nuk

    u ngrihet edhe kur i shtyp, edhe kur i dhunon, edhe kur u rrit cmimet e i le pa buke, edhe kur u prish

    shtepite edhe kur u hedh gaz lotsjelles femiojve, edhe kur i burgos me mijera per nderrim tjegullash ne

    cati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *