• |
ide | kryesore

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Kam humbur besimin se Bullgaria do kapërcejë ngërçin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është shprehur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë se e ka humbur besimin se Bullgaria do kapërcejë ngërçin me Maqedoninë e Veriut. Ai ka ironizuar vonesën e hapjes së negociatave me shprehjen “fjala zgjerim është bërë një jehonë e ndrojtur e së kaluarës”.

Sipas Ramës, për shqiptarët është mjaft e dhimbshme për të dëgjojnë nga BE -ja përsëri dhe përsëri se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë, por për fat të keq BE -ja që ata adhurojnë nuk është në gjendje të përmbushë premtimet e saj. Kryeministri shqiptar theksoi para liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor  se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por për fat të keq BE -ja që ata adhurojnë nuk është në gjendje të përmbushë premtimet e saj.

Ai e ka konsideruar një komplot bllokimin që ka bërë Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, dukë përmendur se nuk është i vetmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *