• |
ide | kryesore

Von der Leyen flet para samitit: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Parlamentit Evropian, Ursula Von der Leyen është pjesë e samitit që po zhvillohet sot me vendet e Ballkanit Perëndimor në Slloveni. Në një deklaratë të saj para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo është shprehur se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen.

Më tej, kryetarja e Komisionit Evropian ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *