• |
ide | kryesore

Zbardhet ekspertiza/ Si humbi jetën Aldi Rama që vrau policin në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjekësia ligjore ka nxjerrë sot raportin për vdekjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili rreth një javë më parë qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha dhe pasi u rrethua nga policia u tha se ai kreu vetëvrasje.

Në raport thuhet se Rama “ka marrë një plumb i cili ka hyrë në pjesë anësore të kokës, (tëmth) dhe ka dalë në krahun tjetër duke shpuar tejpërtej kokën e 21-vjeçarit. Në këtë pjesë janë konstatuar edhe djegie”.

Tashmë ky raport pritet t’i dërgohet prokurorisë për të përcaktuar shkakun që ka sjellë vdekjen e 21-vjeçarit. ABC citoi burime të saj që bëjnë me dije se këto elementë tregojnë për një vetëvrasje të mundshme të të riut, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë organi i akuzës.

Ngjarja e dy javëve më parë ndodhi në Kune Vain, ku Rama i cili ndodhej në makinë bashkë me dy shokët e tij u ndaluan nga tre efektivë të cilët po ktheheshin nga operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndalimit, ai u gjend përballë nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilin pasi refuzoi t’i jepte një mjet identifikimi, e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Më pas Rama u fsheh për disa orë në zonë, ku dyshohet se qëlloi ndaj vetes. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë mëngjesin e të nesërmes. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *