• |
ide | kryesore

Aksident me tre të plagosur në Pogradec, në gjendje të rëndë shoferi dhe një vajzë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur rreth një orë më parë në Pogradec. Policia njofton se një makinë ka dalë nga rruga, duke plagosur drejtuesin dhe dy të rinj.

Sipas raportimeve në media, dejtuesi i mjetit dhe një pasagjere 30-vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Detaje nga policia: 

Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *