• |
ide | kryesore

Eksperimenti me Shqipërinë/ Ndërkombëtarët kundër vetingut në Kosovë dhe Maqedoni

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pohimi që reforma në drejtësi qe një eksperiment i dështuar dhe që sot mban peng drejtësinë për dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë është tabu për shumicën e aktorëve politikë në vendin tonë, me pak përjashtime. Kjo sepse reforma është edhe një nga investimet më të mëdha të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Për pasojë, kushdo që pohon dështimin, tingëllon si blasfemues.

Të parët, ambasadorët vazhdojnë të flasin për reformën si një histori suksesi, të dytët, zyrtarët e qeverisë e amplifikojnë mesazhin në publik.

Lexo edhe: Prapaskenat/ Rama-Kim i kërkojnë Bashës t’i shpëtojë fytyrën reformës në drejtësi

Me këtë në mendje, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i ftuar në një panel diskutimi për reformën, e konsideroi si sukses eleminimin nga sistemi të 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vetingut, mungesa e të cilëve ka futur në ngërç të gjithë sistemin.

Në fillim të konferencës ‘Tirana Connectivity Forum’ të zhvilluar në Tiranë sot, Manja recitoi një fjalim ku foli “një fazë të dytë të reformës në drëjtësi për vitet 2021-2025, një dokument strategjik që synon jetësimin e vizionit për një sistem drejtësie të pavarur, llogaridhënës, të aksessueshëm, transparent dhe efiçent, që mbron të drejtat e njeriut dhe i shërben shoqërisë sipas standarteve europiane”.

Me entuziasëm, Manja pranoi se kishte pasur probleme me vakancat në gjykata dhe në prokurori, por socialistët kanë parashikuar që për 3 vitet e ardhshme të prodhojnë nga shkolla e Magjistraturës rreth 700 magjistratë të tjerë. Me pak fjalë, pritshmëritë janë që sistemi të plotësohet andej nga viti 2024.

Por lehtësia me të cilën ministri shqiptar i drejtësisë pranonte mungesën e drejtësisë, nuk ishte e njëjtë për kolegët e tij në panel Albulena Haxhiu e Kosovës dhe Bojan Marickij, i Maqedonisë së Veriut.

Siç u pa në takim, as vetë ndërkombëtarët që propagandojnë ende sot suksesin e reformës në drejtësi nuk ndajnë të njëjtën mungesë ndjeshmërie ndaj këtij problem të krijuar në vendin tonë. Përkundrazi, ata janë të shqetësuar për atë që po ndodh dhe këtë e konfirmuan dy ministrat e tjerë të drejtësisë.

Albulena Haxhiu e Kosovës, tha se qeveria e Vetëvendosjes ka vendosur ta aplikojë vetingun për të përjashtuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, por sipas saj, zyrtarët e Bashkimit Europian kishin qenë kundër.

“Kosovës nuk i është kërkuar të bëjë veting në sistemin e drejtësisë. BE kërkon nga ne, që të fokusohemi në përmirësimin e mekanizmave disiplinorë që janë në sistem, por këto nuk kanë funksionuar” tha Haxhiu.

“Në fillim të mandatit tim jam takuar me përfaqësues të Bashkimit Europian. Kanë shprehur rezerva pikërisht për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, mund të kemi vakanca, apo të kemi institucione jofunksionale, siç ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë”, tha Haxhiu duke zbuluar kësisoj se edhe vetë në BE janë të ndërgjegjshëm se reforma tek ne ishte një eksperiment i pamenduar mirë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Bojan Marickij, Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, i cili tha se vetingu ishte refuzuar nga ndërkombëtarët.

“Në strategjinë tonë të vitit 2017 ne parashikuam të aplikonim vetingun në vendin tonë. Fatkeqësisht, Bashkimi Europian nuk e mbështeti qëllimin tonë për vetingun, por ata mbështetën përforcimin e kritereve për zgjedhjen dhe përjashtimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të rinj. Prandaj nuk e aplikuam vetingun, megjithëse ne donim ta bënim. Por ne implementuam filtrimin, që është një version më i lehtë i vetingut dhe që nuk shkakton ato pasoja që ka shkaktuar në vende të tjera” tha Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë.

Del qartë nga këto deklarata, se të paktën në Bashkimi Europian e kanë kuptuar gabimin që bënë në Shqipëri duke imponuar një reformë të sistemit, që në vend ta përmirësonte, e paralizoi atë. Thjesht nuk e thonë./Lapsi.al



23 Comments

  1. mos na hapni karin, jo po ishte me mire me prokuroret e gjygjtaret e plepave qe robqirat vetem per lek e kishin menen e slan kriminel pa nxjerr nga burgu.

  2. Diten qe te gjithe do pranojne deshtimin e pseudoreformes do te thote se njerezia ka reflektuar .
    Do te jete nje çlirim “i dyte” per Shqiperine nga ky makth tridhjetvjeçar i padrejtesise , abuzimit dhe harbuterise se pushteteve ndaj vete Shqiptareve . Shpresojme qe delet te behen shqiponja , nga preh te kthehen ne gjahtar te politikaneve dhe pushteteve te tjera qe abuzuan brutalisht me NE . Le te shpresojme , shpresa nuk kushton . Thjesht na tregon se jemi akoma gjalle .

  3. Ktu dolen ter gjyqtaret me nga 6 shpia e 5 dyqane qe ‘ja kishin dhuruar kunata, plaku pensionist apo vllai refugjat’ ju na cani karin e mbroni kto fisqira qe duhen djegur me acid. Ptuuu mamqira

    1. kush i mbron o Igli? keta duhet te ikin te gjithe se te gjithe kane abuzuar ne menyre barbare me popullin e tyre . por nuk mund ta mohosh se reforma deshtoi . te gjitha kane vjedhur , ca ikin e ca rrine , a eshte e drejte?

      1. pse cuditesh basha po rri edhe pse ka humbur gjithe zgjedhjet e mundhshme?

        jane simpotmat e nje vendi te kapur peng , drejtesi nuk ka , llogaridhenie nuk ka, zgjedhje te lira nuk ka ,

        te tre pushtetet e nje vendi, te ndertuar sipas nje modeli demokratik, pra ligjor, ekzekutiv dhe drejtesia, jane zaptuar marre peng nga rama

        ekzekutivi i Rames qendror dhe lokal
        ligjori me parlament me opozite te marre peng kryetarin
        drejtesi e marre peng , ku gjyk e apelit, gj larte, gj kushtetueses spak bkh, klp klgj ked inspektor jane institucione te kapura ose te shakterruara
        shembull tipik eshte sapk, spak merret me dosje ordinere, komisioneresh te vdekur, arkave me peshk , emerim mesuesish ne diber apo dosje policesh rrugor per 5 mije leke te vjetra nderkohe secili prej apsksave paguhen 5 milion leke ne muaj !!!

        Rama mbreteron i qete ne kete situate.

        prandaj BE nuk e rekomandon me kete projekt fondacionesh te soros . eshte nje DESHTIM TOTAL

        BE rekomandon, filtra me te mire, pra pastrim te perhershem dhe konstant, si rrjedhja e ujit qe vetepastrohet, jo eksperimente bastarde

        SOT opozita e emeruar nga Rama, Pra basha, gridarja salianji gjekmarkaj mendojne qe te zgjasin afatet e duke is htaur dhe 5 vjet te tjera!!!
        ca reforme qenka qe zgjat 10 vjet????
        do japin llogari KPK KPA, KLP KLGJ PP, KED, ILD SPAK BKH per mos rezulatet ???

        asqe behet fjale

        ne kete moment duhet te nderhyhet per ta rregulluar kete KATRAHURE por Bashkurva i dakordesohet 100% kerkeses se Rames dhe atyre nderkombetareve qe kane gjetur parajsen ne shqiperi me rroga 20 mije euroshe ne muaj, apartamente udhetime, dieta shperblime qe i paguajme ne si shqiptare. te gjitha jane borxhe qe do kthhehen, ne mos do kthehen para do kthehen ne forma te tjera, pra jane me KOSTO

        opozite bashkari dhe reforme deshtim total

  4. Ky manja pervecse eshte nje hajdut i rendomte votash eshte nje injorant par excelance. Thote qe nga Shkolla e Magjistratures do dalkan per 3 vite 700 magjistrate te rinj, nje genjeshter qe vetem ky clown mund ta thote. Se pari, shkolla vetem dy vitet e fundit ka rritur kapacitetet pranuese nga nje numer i vogel qe ishte me pare ne 50 pranime maksimumi, pasi te permbushet ajo qe thote ky mashtruesi do duhet qe shkolla te pranonte ne vit rreth 235 kandidate ne vit gje e cila do e kthente shkollen ne universitet.
    Dhe se dyti, edhe sikunder te ndodhte ajo qe pretendon propaganda qeveritare, perseri do kishte probleme ne plotesimin e vakancave ne shkallet e siperme te gjyqesoret, pasi magjistatet e rinj nuk mund te emrohen ne gjykaten e Apelit apo ate te Larten, pasi ka kritere vjetersie prej 5 deri ne 15 vite karrierre. Kshu qe u rrofte propaganda se populli eshte ai qe e han ne fund. Shqiperia sot qe po flasim po mbetet pa gjykata apeli, dhe gjithashtu ka probleme me gjykatat e shkalleve te para.
    Thene kjo, per te gjithe ata qe dine abc-ne e funksionimit te nje shteti, Republika e Shqiperise praktikisht eshte pa pushtet gjyqesor dhe kur nje vendi i mungon shtylla e trete
    sic eshte pushteti gjyqesor gjithcka mund te quhet por jo demokraci. Kjo pasi aksesi ne gjykate eshte i mohur, e cila eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut.

  5. Që në momentin që sheh Uliksin aty si peshore drejtësie pa marrë parasysh dekoratën e Dvoranit, pa Gjykatë Lartë dhe Kushtetuese, situatën e  korrupsionit, PPP, patronazhistave, kanabizimit dhe kriminalitetit, njeriu mesatar kupton se çfarë reforme kari kanë bërë me taksat e Shqiptarëve, Amerikanëve dhe Europianëve.

  6. Neritan Ceka: PD e ndërtuar me modelin e Partisë së Punës, ky i sotmi është më keq. Sali Berisha po korr atë që ka mbjellë

  7. Suksesi me madhor i asaj Reformes ne Drejtesi deri tani rezulton ajo arka me peshq, ato 1000 Euro dhe ai Cel. te dhuruar asaj ish-zv. ministres!
    Kaq ka qene korrupsioni ne Shqiperi apo deri ketu eshte leja e dhene asaj Drejtesise Re, kjo kuptohet qarte nga kushdo packa se disa ngurrojne te pranojne.

  8. Ajo që ndodhi në Gjirokastër tregon se Berisha është duke vdekur politikisht, janë duke e pritur nëpër rrethe pjesa më e pagdhëndur e shoqërisë dhe e vetmja gjë që po arrin Berisha është dëmtimi i PD.

  9. Edi Rama jep “pershtypjet” nga vizita ne Itali – Ne Milano rrinin ne rradhe per buke falas !
    (kete “perle” te Rames detyrohen ta botojne edhe gazetat uturak te qeverise)

  10. Te besosh tek ky pseudoveting do te thote se i verberi sheh e shurdheri degjon.
    E gjitha loje e palloshit per te kapur gjithçka dhe kedo i del kundra.
    Revolucioni bon fajde ne kete vend te superbasarduar nga mafia dhe korrupsioni .

  11. Berisha, në të tijën, ka të drejtë. PD- në e kishte kthyer në çiflig të tij; çifligu i lihet vetëm birit; e kur nuk ke bir- birëson një nga nën- sqetulla jote. Berisha birësoi njërin nga nën- bijtë, Lulin. Fillimisht e ushqeu me lugën më të mirë në familje; pastaj e mësoi si të gjuajë për pasuri; pastaj e vëzhgoi me cilët zyrtarë të huaj ka më shumë afeksion; e dërgoi deri te Gaddafi i Libisë për të shitur armë; e mësoi edhe si mi edhe si mace…Shpellkare të salihut hani mut falas nga Lalzi

  12. sa lajm i keq e vertet dashakeqes. po normale qe ngeli pa personel se dolen 90% te korruptuar. po me mir pa gjykates se me gjykates qe bejn vec padrejtsi se jan te korruptuar.

  13. ShBA I shkerdhejn krejt spihunat e rusis dhe serbit grekut.Sic thot avokat ngjela krejt te korruptuarit qi kan vjedh shqyptaret po bojn shurren n brek se kon fryk nga gjiganti amerikon dhe nuk I shpton dot as rusi as serbi as greku as kinezi.Do ju sekuestrohen krejt miljarda dollaret qy kan grabit gjakun e shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *