• |
ide | kryesore

Fluturimi i mëngjesit për Budapest pa Balajn: stërvitja e fundit në Puskas Arena zgjidh dy dilemat e Rejas

-Instant, F1, Sport, Video



Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Durrës, duke i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve para nisjes për në Hungari, ku të shtunën do të luajë ndeshjen vendimtare për vendin e dytë në grup, në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. I vetmi që nuk është stërvitur me grupin ka qenë sulmuesi Bekim Balaj, i cili vazhdon të jetë në kujdesin e stafit mjekësor për shkak të një problemi muskulor në kofshë dhe do të jetë i gatshëm për teknikun Edoardo Reja vetëm për ndeshjen e 12 tetorit, kundër Polonisë, në Tiranë.

Për më shumë se 60 minuta, trajneri Reja ka drejtuar seancën me të gjithë lojtarët që kanë zhvilluar ushtrime fizike dhe taktike, por vetëm stërvitja e fundit në Puskas Arena të premten pasdite do të zgjidhë dilemat e fundit të teknikut italian, që lidhen më tepër me kondicionin fizik të Ismajlit. Nëse lojtari ia del, do të luajë në krah të Kumbullës e Gjimshitit, me Hysajn në të djathtë dhe Trashin në të majtë. Edhe pse Reja e deklaroi në konferencën e parë për shtyp se dëshiron të shohë Balliun që është transformuar kohët e fundit me përfaqësimet e tij në Spanjë, vështirë se lojtari do të hidhet nga fillimi në një transfertë si kjo me hungarezët.

Në mesfushë, Gjasula dhe Bare, së bashku me Bajramin duket se nuk vihen në diskutim, me Cekicin që mund të thërritet në cështje me ndeshjen në zhvillim. Dyshja e sulmit ka Cikalleshi dhe Manajn favoritë, por Uzuni e Broja e kanë vënë vërtetë në pozitë italianin për të zgjedhur.

Të premten në mëngjes, Kombëtarja do të niset drejt Hungarisë teksa në orët e pasdites është parashikuar edhe seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “Pushkash Arena”. Para stërvitjes si zakonisht trajneri dhe kapiteni do të dalin në konferencën zyrtare për media, ku do të flasin edhe për sfidën me hungarezët. Sakaq, më 12 tetor Shqipëria do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”, rivalen direkt momentalisht për vendin e dytë.

https://youtu.be/VtaPBdWnz18



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *