• |
ide | kryesore

“Gigio nuk po luante për Psg”: Mancini i trishtuar për fërshëllimat kundër portierit

-Instant, Sport



“Fërshëllima? Do të më vinte keq”, pati thënë portieri i ekipit kombëtar dhe PSG Gigio Donnarumma dy ditë më parë, duke folur për herën e tij të parë në San Siro, pasi u largua nga Milano me parametër zero. Por përgjigja e tifozëve kuqezinj ishte tashmë e qartë në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve mes të kaltërve dhe Spanjës me banderolën “Kurrë nuk do të jesh i mirëpritur përsëri”, të shfaqur nga ultrasit, jo shumë larg hotelit në Milano ku po qëndronte ekipi kombëtar i Mancinit. Gjatë leximit të formacioneve, u dëgjuan buu dhe fërshëllima nga tribunat në adresën e lojtarit. E kontestimi erdhi në kohë, në çdo prekje të topit prej tij gjatë ndeshjes, duke e bërë Donnarumman të kishte kundërshtar të dyfishtë në këtë ndeshje.

Pati fërshëllima edhe më parë, kur portieri hyri në fushën e San Siros për nxemjen dhe kur, në fund, fytyra e portierit ishte inkuadruar në ekranin gjigant të stadiumit. Jashtë stadiumit, u shfaq një banderolë tjetër kundër Donnarummas me imazhin e fytyrës së portierit të prishur dhe shkrimin “mysafir i padëshiruar”. Kontestimi sigurisht që nuk u vlerësua nga askush në kampin e të kaltërve, e mbi të gjithë nga trajneri Roberto Mancini i cili foli shumë qartë në fund të ndeshjes: “Po luante Italia, nuk ishte një ndeshje klubi. Mund të liheshin mënjanë për një mbrëmje e të ruheshin për një Milan-PSG të mundshme. Italia është Itali, është mbi gjithçka tjetër. Më vjen shumë keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *