• |
ide | kryesore

Hetimi për “Patronazhistët”, shembull i kapjes së shtetit

-Instant, 2, Ide



Mbyllja e hetimeve administrative të ‘Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ mbi skandalin e pagëzuar tashmë me emrin ‘Patronazhisti’ kaloi pa zhurmë me vapën e gjysmës së dytë të muajit gusht. Por Rekomandimi nr 44 ‘Për Kontrolluesin Partia Socialiste e Shqipërisë’ që pasoi këto hetime nuk mund të pranohet në heshtje. Ky Rekomandim ilustron qartë një nga problemet më të mëdha që pengojnë vendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri – kapjen e institucioneve të pavarura dhe zellin e këtyre institucioneve për t’i shërbyer interesave të Partisë në pushtet.

Duke u munduar të deshifroj këtu një dokument kontradiktor dhe të paqartë, po paraqes një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve të Komisionerit. Qëllimisht gjuha e pëdorur është shumë afër gjuhës së vet dokumentit – pasi kështu del më mirë në pah fryma e tij.

Nga hetimi administrativ është konstatuar se ekzistojnë dy baza të dhënash në serverin e instaluar lokalisht në selinë e Partisë Socialiste (PS). Një bazë të dhënash i përket anëtarësisë së PS dhe baza tjetër i përket listës së zgjedhësve të Bashkisë së Tiranës. Baza e dytë e të dhënave kombinon të dhëna të marra në mënyre të ligjshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me të dhëna të shtuara nga Patronazhisti. Ky i fundit, në bazë të një Udhëzimi të Brendshëm të Partisë të datuar 11.1.2021 ka shtuar në bazën e të dhënave, për zgjedhësit që i janë lënë nën patronazh, numrin e telefonit si dhe të dhëna mbi anëtarësinë në parti dhe preferencat politike, të dhëna këto të cilësuara nga ligji si sensitive dhe që nuk dihet se si i ka grumbulluar. Gjithashtu, duke krijuar rubrikën ‘Rekomando shokun tënd’, web-faqja ps.al ka mundësuar një mekanizëm që mbledh të dhëna personale për qëllime të organizimit politik (emër, mbiemër, adresë email, numër telefoni) pa pëlqimin e subjektit.

Në vend të një interpretimi juridik të këtyre gjetjeve, Komisioneri del në përfundimin se: “Faktet dhe rrethanat e hetimit administrativ nuk krijojnë kushtet për të evidentuar dhe provuar, në terma dhe hapa konkretë hetimor, krijimin dhe përdorimin e Bazës së të Dhënave nga asnjë subjekt hetimi administrativ”. Pra fakti që një bazë të dhënash personale e sensitive ndodhet në serverin lokal të PS-së dhe që pasurimi i të dhënave është bërë në bazë të një urdhëri të brendshëm të partisë si dhe fakti që është krijuar një mekanizëm për mbledhjen e të dhënave personale sensitive të individëve, nuk mjaftojnë. Për Komisionerin, mosekzistenca e një baze të dhënash të ngjashme në asnjë territor tjetër të organizimit politik e përjashton PS-në nga dyshimi për autorësinë (?). Por në vijim, Komisioneri nuk përjashton mundësinë që për shkak të ngjashmërive të të dhënave, baza të jetë krijuar dhe përdorur nga nivele lokale organizimi politiko-zgjedhor dhe/ose organizime apo struktura të kandidatëve të veçantë. Sa më sipër, nuk ka nevojë për komente sqaruese. Është në kufirin midis teatrit absurd dhe komedisë.

Më tej, duke ngatërruar qëllimisht krijimin dhe përdorimin e bazës së të dhënave me rrjedhjen e saj nga patronazhistë apo persona te tjerë, Komisioneri gjen se: (i) mund të kemi të bëjmë me një përdorim te paautorizuar në tejkalim të qëllimit të përpunimit; (ii) mund të kemi të bëjmë me mungesë të masave tekniko-administrative; (iii) ka një mangësi në nivel njohurish dhe, (iv) nuk janë marrë masa konkrete për trajnimin e punonjësve (pra Patronazhistëve).

Në përfundim, shkelja e ligjit dhe Kushtetutës me një Udhëzim të brendshëm të Partisë mbulohet si injorancë ndaj ligjit dhe lehtësohet nga “angazhimi serioz për të rekuperuar mangësitë e konstatuara”. Zelli për të mbrojtur këto shkelje vete deri aty sa Komisioneri mundohet të marrë një pjesë të fajit mbi vete duke theksuar se po rishikon Udhëzimin e vitit 2013 për përpunimin e të dhënave personale për qëllime të fushatës zgjedhore “në mënyre që të artikulojë edhe më qartësisht e konkretisht përgjegjësitë e subjekteve politike”.

Në mbyllje të këtij hetimi që fakton shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve, Komisioneri mjaftohet me katër rekomandime që thjesht i kërkojnë Partisë në pushtet të lexojë më mirë ligjin në të ardhmen. Në këtë mënyrë, përveçse konfirmon që autoritetet e pavarura, ngelin të tilla vetëm në letër, Komisioneri krijon edhe një precedent jo pak të rrezikshëm. I ndërron kuptimin parimit të famshëm Romak që është një nga pilarët e çdo shteti të së drejtës sot: ‘Ignorantia legis non excusat’ ose që mosnjohja e ligjit nuk mund të përdoret si justifikim për shkeljen e tij. Gjithashtu, ky Rekomandim hap edhe një diskutimin të ri në rrafshin politik – n.q.se zelli për të mbyllur shpejt hetimet duke e nxjerrë përgjegjësin moralisht të pastër i bën një nder apo dëm këtij të fundit.

A është më mirë për një parti që është për të tretën herë radhazi në drejtim të një shteti të cilësohet si shkelëse e ligjit në një rast të veçantë apo si injorante e ligjit dhe Kushtetutës? ©lapsi.al

Autorja është As/Profesor në të Drejtën e Teknologjisë dhe të Drejtat e Njeriut, Universiteti i Groningenit, Hollandë



25 Comments

  1. po ik mi buce do thone bashfugshklymat e rampjelljes

    problemi i shqiperise eshte 750 mije votat qe mopri rama

    rama nuk vodhi dhe nuk bleu 750 mije, as manipuloi 750 mije

    por 600 mije jane te sigurta dhe keta 600 mije vete , kane arsyen e osarsyes per te votuar per nje bastard qe ka sjelle kaq te keqija vendit. keta 600 mije vuajne po aq sa gjithe te tjeret ne mos me shume duke qene se jane nje pjese pensioniste

    ky eshte problemi i shqiperise 600 mije vota te sigurta per PS pavaresisht se ca rezultati ka qeveria

    shpesh etikohen si dele, legena, kurva etj, keta jane shqiptare, dhe jane problemi i i 2.5 m shqiptareve qe jetojne ne shqiperi. dhe 1.5 milion te tjereve ne emigracion

  2. Afërmëndsh ajo databazë nuk është krijuar nga militantët në terren. Ajo lloj databaze mund të krijohet vetëm nga institucionet shtetërore. Madje mund të ketë kontribuar edhe vetë policia së bashku me sistemin e reformuar gjyqësor, një kapje e shtetit të llojit të staveneve në Azinë qendrore.

    Fatkeqësisht ajo databazë është e frikshme pasi jo vetëm që kontrollon qytetarët e këtij vendi por edhe vetë patronazhistat nëse kanë dhënë votat e sigurta duke i krahasuar me rendin e fletëve të votimit dhe kontrolluar votën e hedhur.

  3. Shqupsat bojn sikur I harrojn 1 milion shuplakat qy kon marr cdo zgjedhje qysh nga korrik 1992 e deri m sot.Sic thot lideri juej legjendar n kto taste ,dhiz iz a mirakull ov fridhm.

    1. 1milion idiotë parazitë që bar hanë e edvinin nuk e tradhëtojnë, biles edhe po tju hyjë në shtëpi e ti përdhunojë.

  4. DASH ka publikuar listën e personave te shpallur “non grata” gjatë viti 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan. Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën “non grata” më 19 maj 2021.

    1. Prit edhe pak se do ta shikosh se si do tia hani mutin Berishës ju idiotët dhe ca kurva amerikano-kineze emigrant.

  5. Populli shqiptar e meriton plotesisht qe PS ti zhvate, ti shtyp, ti patronazhoje, ti tall, tu shkel lirite

    e te drejtat, tu rrite cmimet e tu shtejtesoi jetesen deri sa ti largoje nga Shqiperia, sepse populli

    shqiptar eshte nje popull frikacak e i perulur, pa dinjitet. Po te kishte nje pike dinjiteti per veten

    per lirine, pas daljes ne skene te patronazhimit e patronazhisteve jo vetem qe nuk duhet te merrte

    as nje vote por edhe do te krijonte nje klime te tille qe patronazhistet te mos mund te dilnin me ne

    rruge, ne lagje, ne duqan, ne dasma e vdekje , pra sic eshte ne Kanun te leciteshin e te tregoheshin

    me gisht si njerzit me te peshtire.

  6. Ajo që ndodhi në Gjirokastër tregon se Berisha është duke vdekur politikisht, janë duke e pritur nëpër rrethe pjesa më e pagdhëndur e shoqërisë dhe e vetmja gjë që po arrin Berisha është dëmtimi i PD.

  7. Faleminderit zonje per vemendjen ndaj problemit. Eshte skandaloze dhe nuk ka ku te veje me keq. Nje numer krimesh komplekse jane kryer nen drejtimin e zyrtareve te subjektit politik qe ka pushtetin. Nje organizate kriminale legale! Keto qe shajne e mallkojne, jane thjesht injorante. Injoranca eshte elementi qe te tilla qeverisje kriminale aspirojne.

  8. Berisha, në të tijën, ka të drejtë. PD- në e kishte kthyer në çiflig të tij; çifligu i lihet vetëm birit; e kur nuk ke bir- birëson një nga nën- sqetulla jote. Berisha birësoi njërin nga nën- bijtë, Lulin. Fillimisht e ushqeu me lugën më të mirë në familje; pastaj e mësoi si të gjuajë për pasuri; pastaj e vëzhgoi me cilët zyrtarë të huaj ka më shumë afeksion; e dërgoi deri te Gaddafi i Libisë për të shitur armë; e mësoi edhe si mi edhe si mace…

  9. Nji pytje kam, po emrat e policve t’shkret qe nxori lapsi a i ka pa ky komisioneri?
    Shkrim vari karin lapso.

    1. i pa emer ty ps ta din sa fi pra sa coll ti zen goja,prapanica,vagina jote,pra penisa te gruas tende vajzave te mitura e te rritura tua e te prinederve,te afermeve ,fqinjeve etj.pra me nje fjal te gjitha.e din se mekend gruaja jote te qihet me frrok,ndok,prenga,dosh,rosh,rrahman rrahja etj dhe ti je i lunmtur ende.te lumt ridhjers e ripjerdghes.

  10. Patronazhimi ishte superskandal . Por meqense jetojme ne vendin e “mrekullive” edhe kjo “mrekulli” kaloi pa u kuptuar , ashtu si shume mrekulli te ketij vendi qe drejtohet nga bastard me fytyra njeriu .

  11. Sali Berisha ka pretenduar deri para shpalljes së formularëve të dekriminalizimit se e ka ditëlindjen më 15 tetor.

    Shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974 kur forcoi lidhjet me ish-regjimin dhe mori detyrën e sekretarit të partisë.

    Në 16 tetor festohej ditëlindja e Enver Hoxhës dhe në 18 tetor ajo e Ramiz Alisë.O Arb dhe ti ramoviq qe ne jeten tuaj keni qire per llogari të salihut dhe pd mamkat motrat vajzat tuaja vetem per nje qellim shtimin e rraces tuaj të qelbur cecene e malokesh

  12. Jorida Tabaku: E kam të vështirë të komentoj thirrjet e Berishës, ai duhet të bashkohet me ne kundër Ramës

  13. Lapsi refuzoi te coje para drejtesise autoret e vertete te kesaj padrejtesie. Shkrimet e tjera jane pallavra, opinione qe s’ndihmojne fare kete Shqiperine apo shqipetaret.

  14. Bravo.
    ‘Ignorantia legis non excusat’ e thene ne gjuhen e thjeshte shqipe do te thote “Budallalleku nuk te mbron nga ligji”

  15. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha.

  16. Dëgjo or mik, shok dashamirës, në pushtet ishim me Berishën dhe humbëm në 2013 fal arrogancës të ministrave dhe drejtorëve të përjetshëm të Sali Berishës dhe ata i shikoj sërish në krah të tij edhe sot.

    Kjo humbje na vjen falë ndryshimeve kushtetuese që bëri Berisha me Ramën në 2008. Me Berishën ishim dhe ne 2009 dhe nuk fituam por morëm krimbin LSI dhe e futem mes nesh.

    Berisha ishte ai që hodhi i pari idenë për daljen nga parlamenti dhe e mbrojti me çdo kusht. E shume e shume gabime të tjera. Dhe unë nuk mund ta fal dot Berishën

  17. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës.

  18. Votat jane sipas ligjit:

    1. te fshehta
    2. te lira
    3. individuale

    Te nderuar gjykates e prokurore,
    ku i shihni ju keto tre KUSHTE BAZE te realizuara per mbajtjen e zgjedhjeve normale ne shqiperi, kur egzistojne informacione te plota te mbledhura dhe te shfrytezuara ne menyre te paligjshme nga partia ne pushtet mbi preferencen personale te votuesve shqiptar?

    Dhe historia nuk mbaron ketu.
    Patronazhistet, qe nuk jane gje tjeter pervec se misherimi i thyerjes se ligjeve egzistuese, kane kryer punen e tyre ashtu si edhe jane instruktuar nga ata qe keto far kreaturash i quajne gati-gati e verdha e vezes.
    E s´ka se si ti quajne ndryshe. Ata jane produkti i tyre i ngjisur nga fara e ndyre komuniste qe ka bllokuar dhe po bllokon zhvillimin lirise individuale e demokracise ne shoqerine Shqiptare edhe 30-vjet pas shembjes visuale te komunizmit ne Shqiperi.
    Pasojat e tyre po i vuan populli shqiptar ende sot. Ne rast se kjo dukuri nuk shkulet me rrenje sa me pare, kete kancer do ta vuajne edhe brezat e ardhshem pa e jetuar e kuptuar ndonje here fjalen liri apo demokraci.

    Te nderuar Gjykates e prokurore zbatoni me perpikmeri ligjin pike per pike.
    Asgje me shume.
    Te pakten ju nuk do te jeni ne gjendje te pretendoni ne te ardhmen (qofte kjo e ardhme edhe dekada) se nuk kishit idene se cfare eshte ligji, apo se ju beret me te miren qe ishte e mundur per popullin Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *