• |
ide | kryesore

I vodhi me dhunë varësen e floririt një gruaje, arrestohet 25-vjeçari në Lushnje

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar është prangosur nga Policia në Lushnje, pasi akuzohet se i ka marrë një gruaje të moshuar varësen e floririt nga qafa.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *