• |
ide | kryesore

Kultivuan kanabis në fshat, një i arrestuar dhe një në kërkim në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim nga policia në Vlorë për kultivim të lëndëve narkotike.

Pas një hetimi njëmujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, nga Komisariati i Policisë Vlorë u vu në pranga E. I. 35 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.

Gjithashtu në kërkim është shpallur L. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kultivuar gjatë shtatorit dhe tetorit bimë narkotike cannabis sativa, në vende të ndryshme të territorit të fshatit. Ndërsa, gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti 1.1 kg lëndë kanabis në trajtë bimore, si dhe 1 armë zjarri automatik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *