• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta fituesi i “Chopped Junior”

-Instant, Paparazzi, Slider



Bota e gatimit po mban zi për Fuller Goldsmith, fituesin e “Chopped Junior” dhe “Top Chef Junior” të Food Netëork, pak ditë para ditëlindjes së tij të 18 -të.

Ylli me prejardhje nga Alabama ka vdekur nga kanceri në moshën 17 vjeçare, njoftoi të mërkurën kompania Magical Elves. “Jemi të shkatërruar pasi dëgjuam për humbjen e yllit të Top Chef Junior dhe Fuller Goldsmith”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Instagram. “Ai ishte një kuzhinier i jashtëzakonshëm dhe fëmija më i fortë që ne kemi takuar ndonjëherë. Që nga momenti kur u prezantua, e dinim se ai do të kishte ndikim tek të gjithë rreth tij dhe do të ishte një forcë pozitive në botën e gatimit. Goldsmith ishte një student në Tuscaloosa Academy dhe luftoi me leukeminë që në moshën katër vjeçe.

Në 2018, kuzhinieri i famshëm dhe heroi personal i Goldsmith, Guy Fieri, e befasuan atë në Festivalin e Muzikës Stagecoach. Fieri i tha kuzhinierit të ri disa fjalë inkurajuese pasi iu desh të largohej nga “Top Chef Junior” për shkak të betejës së tij shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *