• |
ide | kryesore

Paloka i kthehet Bashës: Ramës i duhen thyer turinjtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shigjetuar Lulzim Bashën, se po i bën makijazh duke marrë pjesë në seancat parlamentare. Sipas tij, Rama duhet përmbysur me forcë.

“Unë habitem me habinë e atyre që paskan pritur që Rama të kishte ndryshuar… Për këtë arsye e thashë që ditën e parë në atë sallë: “Fjalët me këta nuk kanë më asnjë vlerë”.

Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet të jetë objektivi i opozitës. Ky regjim përmbyset, nuk përmirsohet me keshilla opozitare.

Ramës i duhen thyer turinjtë , jo ti bëjmë makiazh”, – shkruan Paloka, i cili është distancuar nga Lulzim Basha pas përjashtimit të Berishës nga PD dhe i është bashkuar lëvizjes së këtij të fundit.

Deputetët që mbështesin Berishës kanë nisur të braktisin edhe seancat plenare. Këtë të enjte mungonin Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka.



5 Comments

  1. Ububuja……. esht bo PDja qamet i zi.
    Nga njona ane cuni i spiunit qe bo si radikal.
    Nga ana tjeter Lulzimja qe ska asnje lidhje me te djathten e me PD.

  2. Paloka me komisar Berishen paskan vendosur me formu çeta “partizane” me permbys demokracine. Rofte rumpallizmi!

  3. He mor Paloke. Ty te tha thutthuq live ne parlament dhe e degjoi gjithe Shqiperia, edhe familja
    jote tani te shikon si thuthuq. Dhe ti cfare bere ? I hodhe boje ne fytyre. Keshtu permbyset
    regjimi sipas teje, me boje ? Apo prite Meten te behej Avni Rustem e Vojo Kush ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *