• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut sjellin kaos në Tiranë, trafik i rënduar çdo rrugë të kryeqytetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm me një trafik shumë të rënduar. Situata paraqitet e njëjtë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës, në të cilat ka një varg kilometrik makinash që qarkullojnë me shumë vështirësi. Probleme me radhë të gjata raportohen në hyrje të Tiranës, nga zona e Treshit deri pranë Pallati me Shigjeta, unaza, rruga “Dritan Hoxha” në hyrje, ish-Stacioni i Trenit, rruga “5 Maji”, Rruga e Dibrës dhe “Xhanfize Keko”. Radhë të gjata edhe nga rrethrrotullimi i Saukut deri tek Ekonomiku.

Mes tërë kaosit, vihet re një prezencë shumë e pakët e uniformave të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *