• |
ide | kryesore

Rrahu mjekët, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Arkiva



Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se është prangosur Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë. Mbi të riun rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Vihet në pranga një 26-vjeçar, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ka kryer veprime të dhunshme, ndaj mjekëve të poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *