• |
ide | kryesore

Rusia i mëshon gazsjellësit të ri që ka ndërtuar: Miratimi i ‘Nord Stream 2’ mund të ulë çmimet e gazit në Europë

-Instant, Arkiva, Planet



Kriza e energjisë në të gjithë botën, kryesisht në Europë duke shkaktuar rrithe të mëdha të çimiimeve ka hapur një debat të fortë duke bërë fajtore Rusinë për mosfurnizim.

Sipas “The Guardian” zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexahnder Novak, ka thënë se certifikimi i gazsjellësit “Nord Stream 2”, që po e pret dritën e gjelbër nga rregullatori në Gjermani, do të mund të ndikonte në uljen e çmimit të gazit në Evropë.

“Mendoj se janë dy faktorë, të cilët disi do të mund ta qetësonin situatën. E para, natyrisht, është përfundimisht kompletimi i certifikimit dhe drita e gjelbër sa më e shpejtë për furnizimet me gaz përmes gazsjellësit të kompletuar, Nord Stream 2”, tha Novak gjatë një takimi të zyrtarëve qeveritarë dhe shefave të kompanive të energjisë.

Zyrtari i lartë rus shtoi se rritja e shitjeve të gazit në platformën elektronike të kompanisë “Gazprom” gjithashtu mund t’i qetësojë çmimet. Gjatë takimit të zyrtarëve rusë, presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka qenë furnizuese e besueshme e Evropës me energji. Moska do t’i rrisë furnizimet për Evropën përfshirë shfrytëzimin e gazsjellësve që kalojnë nëpër territorin e Ukrainës.

Lexo më tej: Putin për krizën e çmimeve të energjisë: Fajin e ka Bashkimi Europian (Arsyeja) 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *