• |
ide | kryesore

Shifrat/ Rreth një milion shqiptarë janë vaksinuar të paktën me një dozë vaksinë anti-Covid, 800 mijë të vaksinuar plotësisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deri tani mbi 900 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksinë anti-Covid në Shqipëri, dhe mbi 800 mijë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.

“Procesi po vijon me ritme shume të kënaqshme. Kemi patur një shtim të aplikimeve gjatë muajit Shtator dhe kjo vazhdon edhe tani gjatë muajit të parë të Tetorit”. 

Sasitë e para të vaksinave të mbërritura në 9 Janar u përdorën për vaksinimin grupeve të riskuara duke nisur nga bluzat e bardha, për t’u shtrirë më pas tek të moshuarit mbi 80 vjeç, mësuesit dhe efektivët e policisë. Fundi i muajit Mars, vaksinimi anti-Covid u shtri masivisht në popullsi.

Prilli shënon edhe numrin më të lartë të vaksinimeve në Shqipëri, me mbi 310 mijë të tilla.

Ndërsa Qershori shënon shifrën më të ulët të injektimeve anti-Covid më afërisht 160 mijë.

Fokusi i autoriteteve shëndetësore tashmë janë studentët, për të vijuar me një proces normal të mësimit në auditore. Deri tani është vaksinuar afërsisht 30 % e grupmoshës 18-30 vjeç.

“Gjatë Shtatorit kemi pasur rritje të grupmoshës 18-30 vjeç me doza të para 30%”  thotë specialistja e ISHP për tvKlan.

Autoritetet thonë se deri në Pranverë synohet që të vaksinohet e gjithë popullata kundër Covid-19.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *