• |
ide | kryesore

SONDAZHI/ Demokratët duan Berishën, shqiptarët e tjerë i japin të drejtë Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD (foto lart). Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë. Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.

Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së.

Më shumë se gjysma e votuesve të Partisë Demokratike kundërshtojnë vendimin e Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Vetëm 23% e tyre mbështesin vendimin e Bashës.

Por vendimi i Bashës duket se gjen mbështetje në popullsinë jo anëtare të PD. Të pyetur nga Euronews Albania dhe MRB mbi çështjen Basha-Berisha, thuajse gjysma e shqiptarëve janë dakord me vendimin e Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Vetëm 28% e tyre nuk janë dakord.

 

Pavarësisht kësaj, 43% e shqiptarëve nuk e shohin largimin e Berishës, si tregues të një pakti të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Vetëm 18% e shqiptarëve besojnë tek një marrëveshje e fshehtë mes tyre.



7 Comments

  1. Lyli nenes,pse kshu re bir,kaq shpejt ta futi babai hurin .Ty edhe gruaja zdo tw doj me,dhe jo te te duan demokratet,ja sheshi ja mejdani ja dhe Lyl kapedani .Per inat te sat vjerre vajte fjete me millonan,sje gje tjeter vecse nje burr pa bythe dhe tradhetar,dhe nje kshille mos na bej here tjeter ne parlament si trim se na hape trapin o kelysh i sorrosit.Umundove t’ja fusje babait por ja fute vetes.

  2. Duke qene se Hollandezi i PD do vij ne pushtet me votat e atyre qe dhe pa buke te mbeten ( dhe bar do hane …te citojme sakte Brigadiere Burbuqen) nuk e votojne PD. Une mendoje qe te bejeme ate qe duan ata dhe kushedi me nje strategji dhe me Hollandeze se vete kryetari PD ndoshta me pak fat ne 2042 do i fitoj zgjedhjet. Nuk ka dale kot fjala i Duruari i Fituari. Duke kenduar te ngazellyer hymnin e ri te PD…” Fli Hollandez i vogel fli…O qerpik flori, mbylle syne e zi…..me endrra ne gji , Se kush e di ne 2042 na behesh Kryeminister ti.”

  3. Sondazh pa sondazh dihet qe demokratet kan dashur dhe sot edhe me shume duan Berishen. Ky esht fakt dhe KAQ. Vetem Sala i vjen hakut Rames ndaj dhe ky i fundit ben cmos qe ta sfumoje po kot e ka. Tipa si Sali Berisha jane te rralle dhe sa here mundohen ti dobsojne aq me te fuqishem ata behen. KAQ.

  4. O Sal, nxirr nje ekran gjigand 8k dhe denonco komitetin e sharlataneve te partise socialdhjerse live stream. Denoncoji me 5 gjuhe te ndryshme.

  5. nje tufe deshtakesh qe mbajne shpresat tek nje 77 vjecar, hapni syte idiote e kerkoni alternativa te reja larg Berishes e Bashes

  6. Levizja politike e Berishes dhe perkrahesve te tij ka qellim tua qepi gojen e t’ju ndaloj veprimet atyre qe po parashtrojne zgjidhjen e problemeve te renda te PD ne raport me zgjedhesit , demokracine, SHBA e berishizmin.

  7. As Berisha dhe askush tjeter nuk mund te transplatoi genet prej skllavi te popullit shqiptar ne gene

    te lirise. Merre me mend kur ngrihen ne foltore dhe i thone se ti je shpresa e vetme e popullit, pra

    shpresa e vetme eshte nje plak 78 vjecar, se sa poshte kemi rene ne dinjitetin tone dhe sa lart jemi

    ngritur ne shkallaren e turpit. Nje popull qe pranon te patronazhohet eshte nje popull me gene

    skllavi dhe ska hero qe mund ti beje te lire qofte ky Berisha apo edhe Spartaku po te ringjallej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *