• |
ide | kryesore

Suarez, nuk i del e keqja: “Koeman pa personalità, më dha duart me një telefonatë 40 sekondash”

-Instant, Sport



Luis Suarez mohoi se gjesti i telefonatës pas golit të shënuar në portën e Barcelonës ishte drejtuar për Koeman, por kritikoi publikisht trajnerin 58-vjeçar për lamtumirën e tij të ashpër nga katalanasit. “Telefonata e Koeman për të më thënë se nuk më llogariste zgjati 40 sekonda, nuk është mënyra për të hequr qafe një legjendë – sulmoi uruguajani – I mungonte personaliteti për të mi thënë gjërat qartë, nëse nuk më donte ai, ose nëse ishte klubi që nuk donte më të më kishte aty”.

“Fillimisht ai më tha se nuk do të isha në planet e tij dhe më pas më tha se nëse nuk do ta zgjidhja kontratën time do të luaja (në ndeshjen e parë të sezonit) kundër Villarreal,” tha uruguaiani për kanalin Tëitch “Jijantes FC” të Gerard Romeros, përmes Marca.

Suarez ka rrëfyer atë periudhë të trazuar të verës 2020. “Ato ishin ditë shumë të vështira për gjithçka që i dhashë klubit. Fola me Sofinë (gruan e tij) dhe Leon pas telefonatës së trajnerit – shpjegoi ai – Ishte një vit i komplikuar për shkak të gjithçkaje. Messi kërkoi të largohej dhe pastaj u largova unë. Dy familjet kaluan një kohë shumë të keqe. Unë u ktheva në shtëpi shumë keq pas stërvitjes. ”

Sulmuesi i Atletico mohoi se gjesti i telefonatës i drejtohej Koeman. ‘(Festimi) ishte diçka për të cilën kisha rënë dakord me fëmijët e mi. Nuk ishte aspak për Koeman”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *