• |
ide | kryesore

Victoria Beckham tregon ushqimin që konsumon cdo vakt

-Instant, Paparazzi, Slider



Victoria Beckham është pa diskutim një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën.

47-vjeçarja, mama e katër fëmijëve, ka treguar gjithmonë se ekuilibri mendor dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë çelësi i saj i mirëqenies.

Duke u ndalur te ky i fundit, së fundmi ajo ka zbuluar edhe një nga ushqimet e saj të preferuara dhe ndryshe nga ç’mund të mendoni nuk bëhet fjalë për ndonjë produkt të kushtueshëm, por thjesht bukë dhe kripëAjo rrëfeu se edhe kur ha në restorant, porosit gjithmonë një fetë bukë me pak kripë. Duke qenë se i kushton shumë vëmendje dietës së saj, buka duhet të jetë gjithnjë integrale. Stilistja e njohur pranoi se nuk ha shumë, por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin e saj me një pije ndërsa u bën shoqëri shumë të mirë të tjerëve që do të hanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *