• |
ide | kryesore

Von Der Leyen: BE të shpëtojë sa më parë nga gazi dhe nafta

-Instant, Arkiva, Planet



Kriza e çmimeve të energjisë është një motiv më shumë për Bashkimin Europian për t’u shkëputur nga burimet fosile. Duke folur gjatë një samiti virtual për burimet e rinovueshme të energjisë, Ursula Von Der Leyen tha se për Bashkimin Europian është jetike, pavarësia nga gazi dhe nafta.

“Në këto javët e fundit, po e shohin sa thelbësore është pavarësia nga gazi, nafta apo qymyri. Prodhuesit e gazit nuk po rrisin prodhimin pavarësisht kërkesës së lartë dhe kjo ka çuar në dyfishim të çmimit. Ndërsa çmimi i energjisë së rinovueshme mbetet i qëndrueshëm” – u shpreh Ursula Von Der Leyen, kryetare e Komisionit Europian.

Nga fillimi i vitit, çmimi i gazit është rritur 400% në tregun europian, teksa Rusia nuk pranon të rrisë furnizimin, teksa kërkon nënshkrimin e kontratave afatgjata me Bashkimin Europian.

Analistët thonë se Putin po redukton transportin e gazit nga tubacionet që kalojnë nga Bjellorusia, duke ushtruar presion që perëndimi të pranojë gazsjellësin e sapondërtuar Nord Stream II, që transporton gazin rus nga deti Balltik drejt Gjermanisë. Por për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, ky tubacion shton fitimet për Rusinë dhe nxjerr jashtë loje Ukrainën si faktor në furnizimin e tregut europian.

Lexo më tej: 

Putin për krizën e çmimeve të energjisë: Fajin e ka Bashkimi Europian (Arsyeja) 

Rusia i mëshon gazsjellësit të ri që ka ndërtuar: Miratimi i ‘Nord Stream 2’ mund të ulë çmimet e gazit në Europë 



1 Comment

  1. ZGJILLJET DHE SHPETIMI,ESHTE KRYEFJALA TE TEMAVE TE CDO DITE TE JETES SON,POR SHUM TE PAKET JAN ATO,QE VLERSOJNE RRUGET E DREJTA TE ZGJILLJEVE,ZONJA DHE ZOTERINJE,TE NDERMARRJES SE MALLE TE BIZNESIT ,ME KOMPANI TE SHPERNDARA NE GJITHA SHTETET ME EMRA SHTET DHE ORIENTIM [INTERESIN ,PARAN]KURSE PER POPUJT DEMOKRACIN[KOSTOT,FERRIN ]VAZHDONI ,ME MENYRAT TUAJA,SI TE DESHIRONI,DHE KUR TE MENDONI QE MUNDESIT JU KAN SHTERRUAR,JU KESHILLOJ ,PRANONI TE,KONSULTOHENI ME ZOTIN TUAJ PERMES LIBRIT HYJNORE,,DHE DO TE MREKULLOHENI,SE SI NGA TE PANGOPUR NGOPENI ,NGA TE PADITUR MESOHENI NGA TE PAPERSHTATESHEM ME NJERITJETRIN PERSHTATENI ,DHE NGA PAZGJILLJA KALONI NE ZGJILLJE KREJT LEHTE THJESHTE DHE PA SHPENZIME,NGA HUMBJA KALONI NE SHPETIM,RESPEKT ,KY ESHTE ZERI QE KURR SU DEGJUA ,NUK DEGJOHET,POR NE FAKT ZERI SE VERTETES ESHTE VET SHPETIMI JONE VULA ZGJILLJEVE MBI TOKE RESPEKT,PER GJITH ZOTI NA BASHKOFTE TE GJITHEVE NE MENDIME FJAL DHE VEPRA TE MIRA PER TE MIREN E NJERITJETRIT JO INTERRESA DHE KUNDER NJERITJETRIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *