• |
ide | kryesore

Arrestohet në Muriqan britaniku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare ka arrestuar në Muriqan një britanik, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas uniformave blu është arrestuar Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky i fundit kërkohej pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar:

 Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *