• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria nuk është e përfshirë nga kriza energjitike, Rama gënjen qytetarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku shpalli  krizën energjetike. Basha tha ndër të tjerat se ajo që prezanton Rama nuk është krizë energjetike, por korrupsioni dhe keqmanaxhimi.

Kreyedemokrati tha se situata për të cilën flet kreu i qeverisë nuk ka lidhje me atë që po ndodh në Evropë. Basha theksoi se. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm, pasi në verë energjia shitet me çmim të lirë dhe më vonë shitet shtrenjtë.

“Kur tellalli i së keqes doli për të sjellë frikë, qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve psikologjike dhe të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë. Sot e patë sesi spërdhridhej para gazetarëve jo si kryeministër po avokat i klientëve. U përpoq ta krahasonte situatën me vendet e tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh në Evropë dhe situatës energjitike në Shqipëri tani e 8 vjet. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin vendeve te G7 për të justifikuar atë që ka në plan të bëjë me çmimin e energjisë këtu është një teatër i pështirë mashtrimesh për të gënjyer qytetarët. Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë. I keni parë sesi në verë shesin me çmim të ulët energjinë  e prodhuar nga uji dhe e blejmë me katër fish pak muaj më vonë në tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm,” tha Basha.



6 Comments

  1. Berisha, në të tijën, ka të drejtë. PD- në e kishte kthyer në çiflig të tij; çifligu i lihet vetëm birit; e kur nuk ke bir- birëson një nga nën- sqetulla jote. Berisha birësoi njërin nga nën- bijtë, Lulin. Fillimisht e ushqeu me lugën më të mirë në familje; pastaj e mësoi si të gjuajë për pasuri; pastaj e vëzhgoi me cilët zyrtarë të huaj ka më shumë afeksion; e dërgoi deri te Gaddafi i Libisë për të shitur armë; e mësoi edhe si mi edhe si mace…

  2. O Lyli, kur do ta fillosh ate “LUFTEN” se Shtatori iku, por po iken edhe Tetori.
    Aman, se vdiqem te degjojme njehere se cfare krisme ka arma jote.

  3. Nuk e kuptoj kete loqen.
    Nuk jemi ne krize energjitike thote.
    Qe cdo njeri ta kuptoje me qarte gjendjen duhet ti pergjigjet pyetjeve me poshte.

    1) Prodhimi i energjise qe prodhojme sot i mbulon neovojat tona ? ( nese po atehere nuk jemi ne krize energjitike, nese jo kalo tek pyetja me poshte)
    2) A duhet ta blejme ne treg energjine qe na duhet per te plotesuar nevojat tona ?
    3) Sa eshte cmimi i energjise elektrike sot ne tregjet nderkombetare ?
    4) Sa eshte sasia e energjise ne treg ? ( a ka eneergji per te gjithe)
    5) kush duhet ta perballoje ngritjen e cmimit te energjise ?

    Pasi ti pergjigjeni ketyre pyetjeve do te nxirrni konkluzjonin se kush genjen Rama apo Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *