• |
ide | kryesore

Çekia në zgjedhje parlamentare, çfarë tregojnë sondazhet

-Instant, Arkiva, Planet



Çekët votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet parlamentare. Sondazhet sugjerojnë se kryeministri aktual, Andrej Babis, dhe partia e tij ANO do të shënojnë fitore të ngushtë. Dy parti më të vogla që e mbështesin Qeverinë e tij – Socialdemokratët e majtë dhe Partia Komuniste – mund të mos fitojnë vende të mjaftueshme për të mbetur në Parlament.

Kjo mund ta detyrojë ANO-n të kërkojë marrëveshje me nacionalistët e ekstremit të djathtë, për të mbajtur pushtetin. Një rezultat tjetër i mundshëm është një qeveri e përbërë nga dy blloqet kryesore opozitare të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë. Babis është duke u përballur aktualisht me akuzat për prona të padeklaruara jashtë Çekisë, të cilat janë zbuluar nga të ashtuquajturat Letra të Pandorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *