• |
ide | kryesore

Çmimi i naftës më i shtrenjtë në 2013 apo tani? Basha i përgjigjet Ramës: Taksa jote 240 lekë/litër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se çmimi i karburanteve ishte më i lartë në kohën kur PD, ishte në pushtet se nga ç’është aktualisht.

Duke iu përgjigjur Ramës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Alfred Rushaj është shprehur se në vitin 2013 një fuqi nafte në bursë ishte 110 dollar ndërsa sot është 79 dhe sërish nafta nuk ishte më e shtrenjtë.

“Në vitin 2013 fuqia e naftës në bursë është kuotuar 110 dollar, sot është 79, pra 40% më lirë. Për të kuptuar çfarë politike ka bërë për të mbështetur rritjen e çmimeve jo uljen e tyre” tha Rushaj.

Ndërkohë në përgjigjen kundrejt Ramës ka ndërhyrë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili ka theksuar se një nga arsyet për çmimin e lartë të karburanteve është taksa “Rama” e cila sipas Bashës përllogaritet të jetë 240 lekë për litër.

“Në 2013 ka qenë 110 sot është 79 dollarë fuqia. Arsye kryesore është taksa Rama. 240 lekë për litër, 100 lek i shtojë plus 20% TVSH. Plus 120 lek të tjera në janar. Pra 240 lekë për litër i shtoi Rama. Edhe për ata që nuk kanë makinë. E paguajnë në çdo mall e shërbim se karburanti është gjaku i ekonomisë. Vetëm kjo nuk u trajtua. Kur ikën nga salla lanë firmosësin e koncesionin. Dole e tha se taksën e ka vendos PD. Por nuk është vërtetë. Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lek dhe është zhvendosur tek karburanti. Kurse ky e ka shtuar në 24 lekë. Hiqja këto 24 lekë. Sa shumë para vidhen me taksën Rama. I duket e përsëritur po ka të drejtë se kemi bërë protesta. Kemi ndalur trafikun përmes rritjes së taksës Rama. Plus 65 % e çdo litri karburant shkon për taks. Më i shtrenjtë se në Austri se taksa Rama vjedh para dhe nuk i çon tek qytetarët.” tha Basha.



4 Comments

  1. JE I VONUAR O BASHA , NGRIJE POPULLIN O IDIOT.
    NGRIJE PER ATA POR EDHE PER VETE SE TASHME EDHE PARTINE E KE TE HUMBUR
    NESE NUK BENE LEVIZJE TE FORTE KARRIERA JOTE POLITIKE PERFUNDON MBAS 1 MUAJI.

  2. Ne Australi cmimi i benzines qe perdoret ne masen 85% te makinave pasi vendoset cmimi ne fundjave maksimumi 1.70 dollar australian gjate dy javeve ne vazhdim vetem zbret nga 2-3 cent ne dite dhe bie deri ne miminium aty afer 1.35 dollar australian ne perfundim te dy javeve, dhe perseri fillon keshtu gjate dy javeve te ardhshme, domethene vale-vale.Duke marre parasysh se nje dollar australian eshte 750 lek te vjetra i bie qe cimi me i larte ne Australi eshte 1300 lek te vjetra shqiptare kurse cimi me i ulet eshte 1000 lek shqiptare te vjetra.Po te llogarisesh dhe rrogat mujore mesatare ne te dy vendet ( 4000 AUS $ – 400mij lek ose 500AUS $ ) i bie qe benzina ne Australi eshte falas po ta krahasosh me Shqiperine.Ishte vetem sa per kuorizitet qe Shqiperia eshte drejt gremines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *