• |
ide | kryesore

Detajet/ Tenderi 86 milionë lekë për pajisjet që i vuri prangat Thoma Gëllçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mësohen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjësve të këtij institucioni. Sipas SPAK, ata akuzohen për akuzat “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2019 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.

Sipas SPAK rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

News 24 raportoi se Gëllçi dhe 3 punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat duke i kundërshtuar ato.

Brenda 72 orëve ata duhet të paraqiten para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë paraprakisht nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. He mo se del te henen me ” arrest shtepie” , dhe pas nje gjykimi te shkurtuar denohet me” sherbim prove”.

  2. hahaha po hajdutet dhe kriminelo- mafjozet ketu jane te pafajshem gjithmon. do dali dhe ky sapo te dorzoje haracin te guvernatorja.

  3. Nuk ia mbathi si Llalla ky por shkoi me kembet etij te kta qe mezi c’presin naj pre budallaqe qe te bertasin se zune peshkaqenet e korrupsionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *