• |
ide | kryesore

Ed Sheeran zbulon se bashkëshortja pothuajse e prishi propozimin e tij të martesës

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur ai i propozoi të simpatisë së fëmijërisë, Cherry Seaborn në fund të vitit 2017, Ed Sheeran donte që momenti të ishte i përsosur.

Por këngëtari tani ka zbuluar se nuk ishte ashtu, pasi Cherry ishte aq e tronditur sa ajo pyeti nëse po bënte shaka.

Ed, i cili u martua me Cherry menjëherë pas kësaj në fillim të vitit 2018, tha: “Unë isha duke u ulur në një gju dhe i thashë: ‘A do të martohesh me mua?”. “Dhe ajo tha ‘Po bëni shaka?”, ishte kjo heshtje e gjatë dhe unë thjeshtë vazhdova duke i thënë të lutem?”, u shpreh artisti. “Ju arrini në një pikë ku bëhet normale dhe pastaj jeni në një situatë ku jeni fjalë për fjalë në gjunjë duke thënë:” A do të martohesh me mua?. Është një vendim kaq i madh për jetën që dikush duhet ta marrë sa hap e mbyll sytë. Fatmirësisht, ajo tha po”, vazhdoi tutje këngëtari.

Ndërkohë, kujtojmë që pas një pauze të gjatë, Ed do të performojë në truneun e “Jingle Ball” që do të mbahet në festat e fundiviti, përkrah tij do të këndojnë edhe yje të tjerë si Dua Lipa dhe Lil Nas X.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *