• |
ide | kryesore

Ekspertët mbretërorë kritikojnë filmin biografik të Princeshës Diana

-Instant, Paparazzi, Slider



Ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin e ri “Spencer” me protagoniste aktoren Kristen Stewart duke thënë se i heq princeshës së ndjerë Diana “respektin dhe dinjitetin” e saj dhe është “pa i pajustifikueshëm”.

Skenat në shfaqjen e filmit biografik të princeshës Diana – e cila vdiq në një aksident automobilistik në moshën 36 –vjeçare, portretizojnë princeshën duke shpërthyer në lot para djalit të saj Princit William kur lufton me çrregullimin e saj të ngrënies dhe dëmtimin e vetvetes. Në skenat veçanërisht shqetësuese nga filmi i ri, Diana e trishtuar fantazon të hidhet poshtë shkallëve dhe të mbytet me një gjerdan me margaritarë të dhuruar nga burri Princi Charles.

Ingrid Seward, kryeredaktore e Revistës “Majesty”, tha për The Sun: “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme”

“William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Ata do ta kenë të tmerrshme që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”, tha ajo. Kjo vjen pasi nëntorin e kaluar ekspertët mbretërorë kritikuan skenat grafike në serialin “The Crown” që portretizuan luftën e Princeshës Diana me buliminë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *