Kryeministri Rama ka shpallur prekjen e Shqipërisë nga kriza energjitike globale, e cila do të shoqërohet me rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë e që si pasojë do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve të përgjithshme.
Duke u përpjekur të justifikohej për fortunën financiare që pritet të godasë shtresat më të pambrojtura të vendit, kryeministri përmendi ligjet e pashmangshme të tregut në një rend kapitalist ku vendos ligji i kërkesës dhe ofertës, u dorzua duke thënë se çmimet nuk varen nga qeveria dhe në fund u detyrua të përgjigjet edhe për dilemën: Si ka mundësi që një vend që prodhon me anë të sistemit të tij të hidocentraleve po aq energji sa i duhet për konsumin e brendëshëm, detyrohet të blejë me tarifa maramendëse në tregun ndërkombëtar?
“Janë broçkulla pohimet që Shqipëria ka ujë dhe e prodhon energjinë vetë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Ne e shesim energjinë në një kohë kur ajo është me çmim të ulët par në sezonin e verës, pasi kur ka shi me tepricë dhe reshje, ose duhet ta shesim ose duhet ta derdhim ujin kot duke shkaktuar edhe përmbytje.Një ekonomi e varur 100% nga zoti, ka të mirën e vet pasi ka energji të gjelbër, por nuk ka burime energjie të planifikueshme dhe kur e shet e shet me lirë dhe e blen më shtrenjtë gjatë thatësirës pasi kërkesa është më e lartë” u justrifikua ai.
Por tezës së Ramës se çmimi do të rritet si pasojë e krizës ndërkombëtare të energjisë i është përgjigjur flakë për flakë opozita e cila pretendon se ne si një vend prodhues i nevojave tona energjitike, nuk duhet të prekeshim nga kjo krizë.
Numri dy i PD, Alfred Rushaj, në një konferencë në krah të Bashës ka shpjeguar me shifra dhe fakte se sa energji është prodhuar këtë vit në vend. “Ky ka qenë për ne një vit i shkëlqyer – ka thënë ai duke nënvizuar se ndërmarja publike KESH ka prodhuar deri më tani të gjitha necojat që kanë konsumatorët shqiptarë për energjinë që shpenzojnë gjatë gjith vitit. “Deri më tani janë prodhuar 4.4 miliard kilovat orë ndërkohë që për gjatë gjithë vitin konsumatorët që shërben OSSH kanë nëvojë për 4.6 miliard kilovat orë. Kjo nuk është një krizë globale por një krizë korruptive”, ka thënë ai duke publikuar edhe një tabelë me shifrat e sakta.

Por atëherë çfarë ka ndodhur?
Ku ka përfunduar energjia e prodhuar nga hidocentarlet shqiptare?
KESH-it nuk i është blerë nga OSSH për ta përdorur për nevojat e konsumatorëve shqiptarë, por ai e ka shitur në tregun ndërkombëtar. Kështu nga 4.5 miliard kilovat orë që janë prodhuar deri më tani, 1.3 miliard janë shitur me çmime të lira jashtë vendit (majtas ne tabele). Dhe atë sasi energjie që e kemi shitur lirë, tani në kohën e krizës globale detyrohemi ta bjejme shtrenjtë.
Dhe sipas llogarive të bëra, Shqipëria e ka blerë enerigjinë që i duhet, me një çmim 21 fish më të madh sesa ai që i ka shitur ato miliardë kilovat orë që ka prodhuar vetë (djathtas lart).
Prandaj opozita pretendon se ndryshe nga ç’thotë Rama, çmimet nuk po rriten si pasojë e një krize energjitike globale, por si pasojë e korrupsionit, në një vend i cili i plotëson vetë nevojat e prodhimit të energjisë.
©Lapsi.al