• |
ide | kryesore

Kur ish-drejtori i RTSH i arrestuar nga SPAK fliste për miqësinë me Olsi dhe Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Tani e mora vesh” – tha kryeministri Edi Rama kur drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, Arjan Çani i dha lajmin se SPAK kishte arrestuar ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi.

Rama nuk foli më gjatë për mikun e tij të vjetër. Vetë Gëllçi e ka pranuar edhe publikisht miqësinë me vëllezërit Olsi dhe Edi Rama.

“Kjo me birra është një foto shumë e vjetër. Kam qenë edhe shumë i shëndoshë në atë kohë. Jam unë, ime shoqe dhe Olsi Rama me të shoqen e tij, por nuk duket aty se e ka zënë Olsi.

Kjo foto u keqpërdor dhe u tha se unë kisha lidhje me Olsin dhe ndaj u bëra drejtor. Olsin e kam njohur në SHBA, por prej Edit.

Njohje kisha me Edin, që kur punoja te “Zëri i Popullit”. Ai më shante shpesh atje nëpër refleksione kundër gazetës.

Ndërsa me Olsin jemi aty pasi ai bëri një operacion të dytë në zemër dhe që i doli me sukses. Ato birrat i morëm sa për foto se ai nuk mund të pinte”, – tha Gëllçi kur ishte ende në krye të RTSH në një intervistë për Tv Scan.

Shkak për arrestimin e Gëllçit u bë një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-s.

Në pranga përveç ish-drejtorit të RTSH-së janë vënë edhe 3 zyrtarë të këtij televizioni.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh).

Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gëllçi akuzohet se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. ©LAPSI.al

Thoma Gëllçi i RTSH heq lajmin pas sulmit të ministres Anila Denaj? – FAKTOR.AL



6 Comments

  1. Shikojini keta vampira, keta derra joshqiptare, te pangishem, keta ANTINJETEZ, sesi zgerdhihen duke ju pire gjakun tuaj dhe te femijeve tuaj, o shqiptare!

  2. Geri Kokalari i zbulon të shkuarën Evi Kokalarit: Ka lidhje me një kongresmen që po hetohet për trafik seksual,shpellkare ky geri flet per evin e salihut se cfare buceje eshte kjo

  3. Ik o kari paguaj per beketin.
    Ik paguaj qejfet e thoma fshatarit o fshatar bythqir. Ik ha nje pjate te nustreti o muti i nusretit. Nqs kjo gjindje do te vazhdoj keshtu me mire mos te kete shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *