• |
ide | kryesore

Lubonja: Kriza energjetike nuk vjen nga jashtë, por nga abuzimet brenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se kriza energjetike ka ardhur jo nga faktorë të jashtëm, por nga abuzimet e mëdha me pushtetin. Në një intervistë në News 24 ai tha se qëndrimet që po mban opozita janë të drejta dhe propozimet e thëna prej tyre gjithashtu. Për të, do të ishte e udhës që të kishte një tubim mbarëkombëtar, të iniciuar nga opozita.

DISA NGA QENDRIMET E LUBONJES

Nëse do të nisemi nga fjala krizë, ajo ka dy kuptime, ku përfshihet edhe zgjidhja. Pse e them? E them sepse kjo është vërtetë një krizë, por a jemi përqendruar ne në këtë krizë për të gjetur zgjidhje afatgjatë? Unë mendoj që është rasti për t’u thelluar.

Kjo që ne e quajmë krizë, nuk është një fatkeqësi natyrore, si tërmeti apo pandemia, por është rezultati i abuzimeve të mëdha me pushtetin. Gjithçka duhet parë në këtë fokus. Ne kemi prodhuar energji dhe gati mjaftueshëm për të harxhuar për këtë vit, por ne e kemi shitur 21 herë më lirë ose e kemi blerë 21 herë me shtrenjtë, se atë që kemi shitur.

Unë besoj më shumë opozitën këtu se sa Edi Ramën, ashtu sikurse besoj atë tjetrën që 30% e karburanteve që na shitet me atë çmim futet kontrabandë. Kjo e “Pandora Paper” është e njohur. Këtë punë duhet ta zgjidhë drejtësia, por drejtësinë e kanë kaluar këta dhe jemi në një rreth vicioz.

Ka dhe kriza të tjera që janë më të thella, për të cilat kemi folur vazhdimisht. Personalisht kam folur herët që përvojat e krijimit të metropoleve të mëdha- se ka pasur dhe ide për të bashkuar Durrësin dhe Tiranën në një super metropol- krijojnë probleme të mëdha. Janë ndjekur politika të gabuara që ne do i paguajmë edhe në këtë formë.

Ashtu sikurse ndërtimet e larta, që dërgohet uji me pompa nga lart, ku harxhohet shumë energji, e në 30 vite nuk është bërë asnjë investim. Ndërkohë kemi një qeveri që thotë fajin e ka bota, Evropa, opozita, e ajo asnjëherë.

Vërejtjet e opozitës janë me vend dhe qëndrojnë. 30% e karburanteve janë kontrabandë. Ata (qeveria) ka kapur pushtetin politik, drejtësinë, e çdo të bëj opozita më? Këtu kthehemi te kriza dhe në këtë drejtim, opozita duhet të ngrejë popullin për të zgjidhur këto probleme. Opozita duhet të shkonte te ambasada amerikane e të thoshte se korrupsioni ka 8 vite që është prezent. Këtë duhet të bëjë opozita.

Një nga parullat e Berishës është që do të rikthejmë pluralizmin në Shqipëri. Pluralizëm nuk do të thotë bandat dhe oligarkët. Pluralizëm i vërtetë do të thotë ide dhe përfaqësim. Të tre partitë kryesore,- që po shkrihen në një- dhe një nga arsyet është sepse kanë pasur të njëjtën model ekonomik, privatizim të gjithçkaje. A keni parë një nga këto parti të flitet për problemet ekologjike? Ku ne jemi kampion, sepse nëse do të ishim 200 mln, do ta kishim mbytur Evropën në këtë drejtim.

Asnjë nga partitë tona nuk flasin për ide, për arsye të ndryshme. Këtu futet izolimi kulturor. Ndjeshmëria ndaj ambientit, e majta, e djathta që gjithsesi kanë evoluar dhe kanë ruajtur disa qëndrime të ndryshme. Këto ide mungojnë te ne. Ne vijmë dhe nga një përvojë që nuk kemi zhvilluar dialogun e të kundërtave, ka dhe një arsye që i vihet si presioni i madh fakti që partitë tona, janë të kapura nga oligarkia.

Për hir të stabilitetit dhe fuqisë së shqiptarëve për të reaguar, me një opozitë që i bërit të gjitha mënyrat e forta, por pa qenë e fortë, sepse s’kishte të gjithë popullin me vete. Kjo që thoni ju, se sa mund të ndikojë kriza në elektorat, unë them se do të ndikojë padyshim, por varet se si do të shkojnë punët. Shqiptarët mund të lëvizin vetëm kur i vjedh lekët direkt në mënyrë arrogante dhe të madhe, si në rastin e piramidave.



5 Comments

  1. “Ku ishte ti kur na përjashtonte Basha?”: Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan, fishkëllehet nga salla dhe tentohet t’i merret mikrofoni,kryekari i pd tosi lubonja flet njelloj si opozikari lulzime per energjine

  2. Respekte ,vetem fazlliqi osht ay qy e xgjidh krizen dhe qy duhet protestue qy t vij fazlliqi dhe cez qy t zgjidhet kriza.Edvini I Zi I drogs malavits ,soros qy ka instalue mikroqipin ka per t ble prap 1 miljon shuplaka m 2029.

  3. Mendojsha gjithe mon qe propri i rritur ne hihe nuk ka shije ne kete problem ka shum te drejt zotria eshte e zgjuar nga Europa i dhan vaksinat pa euro dhe po ngrhet energjia elektrie Putin e tha eshte Europa qe i ngre keshtu qe dhe edvin rama po shfrytzon rastin.

  4. krizat vijn nga fajdexhinjte nderkombtare dhe mafjoze patjeter me marveshje sherbimesh nga baxhellat shqipfoles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *