• |
ide | kryesore

Nobeli për Paqen/ Kush janë gazetarët që ngrenë zërin kundër Putinit dhe Dutertes

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Redaktorët, Maria Resa dhe Dimitri Muratov janë fitues të çmimit Nobel për Paqen për vitin 2021 për luftën që bëjnë për një media të lirë dhe të pavarur, një shtytje e madhe për gazetarinë, ndërsa presionet mbi lirinë e shprehjes janë në rritje kudo në botë.

Berit Reis-Andersen, kreu i Komitetit Norvegjez të Nobelit vlerësoi gazetarët nga Filipinet dhe nga Rusia për përpjekjet e tyre për ta mbrojtur lirinë e shprehjes, që ajo e quajti “një parakusht për demokraci dhe paqe”. Reis-Andersen iu referua në fjalën e saj shtimit të autoritarizmit dhe lajmeve të rreme nëpër botë.

“Duke ia dhënë çmimin e paqes dy gazetarëve kurajozë dhe të jashtëzakonshëm, të cilët kanë dhënë prova të shkëlqyera për profesionalizmin e tyre, vërtet që e ilustron se çfarë do të thotë të jesh gazetar dhe si ta shfrytëzosh lirinë e shprehjes edhe nën rrethanat më të vështira dhe shkatërruese” tha ajo. Në një intervistë që dha mes lotësh, Resa e quajti çmimin “një konfirmim të vështirësive në punën e saj, por edhe si një shpresë që ndoshta mund të fitohet beteja për të vërtetën, beteja për faktet: Ne do të vazhdojmë luftën!”

Ndërkohë në një intervistë tjetër, ajo shtoi: “fakti që një gazetar nga Filipinet dhe një nga Rusia fituan çmimin Nobel për Paqen është tregues se në çfarë gjendje është bota sot”.

Muratov, nga ana tjetër, tha se çmimi ishte një shpërblim për kurajon e gazetarëve të gazetës dhe jo për të.
“Kam për t’ju thënë vetëm këtë: Kjo nuk është meritë e imja. Kjo është e Novaya Gazeta. Është për ata që u vranë duke mbrojtur të drejtën e njerëzve për lirinë e fjalës. Përderisa ata nuk janë sot me ne, jam unë që flas në emër të tyre” tha Muratov për agjensinë e lajmeve Tass.

Në deklaratën përfundimtare, komiteti i quajti ata “përfaqësues të të gjithë atyre gazetarëve që ngrenë zërin për këtë ideal, në një botë ku demokracia dhe liria e medias përballet gjithnjë e më shumë me kushte të vështira.”
Xhoel Sajmon, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve”, që ishte vetë një kandidat këtë vit, e konsideroi çmimin “një konfirmim i fuqishëm i punës së tyre të palodhur, dhe të të gjithë gazetarëve nëpër botë. Lufta e tyre, është lufta jonë”.

Muratov, themeluesi i Novaya Gazeta në vitin 1993, prej dekadash tashmë “ka mbrojtur lirinë e fjalës në Rusi, nën kushte sfiduese, është shprehur komiteti.

Mediat e pavarura informuese në Rusi përballen me një goditje gjithëpërfshirëse, ndërsa Presidenti Vladimir Putin vazhdon të konsolidojë pushtetin dhe të shtypë opozitën, aktivistë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile përgjatë rrugës së tij drejt zgjedhjeve të vitit 2024.

Autoritetet ruse kanë emërtuar disa prej mediave të pavarura, si “agjentë të huaj”, duke kërcënuar ekzistencën e tyre dhe kanë kërcënuar apo arrestuar gazetarë, disa prej të cilëve janë larguar nga vendi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov tha se ishte i kënaqur që do të përgëzonte Muratovin për çmimin, duke e përshkruar atë si “të talentuar dhe të guximshëm” dhe “besnik të idealeve të tij”. Çmimi mund të ndikojë në një lloj mbrojtjeje më të madhe për komunitetin e gazetarëve rusë, u shpreh gazetarja e pavarur dhe analistja politike Jevgenia Albats.

“Shpresoj se ky status që fitoi Muratov do të parandalojë që Novaya Gazeta të përcaktohet si agjent i huaj” tha ajo në një koment për mediat ruse. “Shpresoj ta ndihmojë gazetarinë ruse të mbijetojë në këto kushte të vështira.”

Gjithsesi drejtuesi i gazetës më të madhe opozitare ruse tha se do t’i armatosë gazetarët e tij, për të qenë të mbrojtur nga sulmet. Që nga themelimi i gazetës, gjashtë gazetarë nga Novaya Gazeta janë vrarë, përfshirë këtu edhe Ana Politkovkaja, e cila raportoi me kurajo për abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni dhe u vra jashtë apartamentit të saj në 2006.

Juri Shçekoçikin ishte duke investiguar rolin e autoritetetev në një seri bombardimesh në vitin 1999 për Novaya Gazeta, kur u sëmur papritur nga një sëmundje misterioze në Korrik të 2003 dhe vdiq papritur. Dokumentat e autopsisë së tij u klasifikuan sekret shtetëror nga autoritetet ruse.

Natalia Estemirova, një shoqe e ngushtë e Politkovskaja, investigoi dhe raportoi torturat, zhdukjet e dhunshme dhe vrasjet e civilëve në Çeçeni. Në 2009, ajo u rrëmbye jashtë apartamentit të saj në Grzni, Çeçeni dhe trupi i saj u gjet në Ingushetinë fqinje. Ishte ekzekutuar me një armë.

Gazeta ka raportuar korrupsionin, manipulimet zgjedhore, dhunën policore, aksionet ushtarake të Rusisë dhe praninë e mercenarëve rusë në Siri, Afrikë dhe kudo.

Në rastin e Resës, deklarata e komitetit Nobel tha se ajo kishte raportuar abuzimin me pushtetin, përdorimin e dhunës dhe “autoritarizmin në rritje në vendin e saj, Filipinet”.

58-vjeçarja është drejtuese e portalit informative Rappler, të cilin e themeloi në 2011 pasi kishte raportuar nga Azia Juglindore për rreth 20 vite për CNN. Nën qeverisjen e presidentit të Filipineve. Rodrigo Duterte, Resa dhe redaksia e saj e lajmeve kanë qenë në shënbjestër të disa fushatave të përsëritura për kërcënime dhe akuza kriminale, të cilat janë konsideruar si të motivuara politikisht. Revista Time e vlerësoi si “njeriu i vitit” në vitin 2018, bashkë me gazetarë të tjerë. Resa u shpall fajtore per shpifje në internet në qershor të 2020 dhe vitet e fundit i kaloi nëpër gjyqe, duke mbrojtur veten dhe organizatën e saj mediatike kundër akuzave që iu ngritën.

Dhjetë urdhër-arreste janë lëshuar për të në dy vitet e fundit, ndërsa i duhet të përballet në gjykatë me dhjetë çështje të ndryshme. Pavarësisht këtyre, ajo mbetet një mbrojtëse e palëkundur e lirisë së shprehjes. Pas dënimit të saj vitin e kaluar, ajo tha se çështja gjyqësore nuk ishte kundër Rappler, por kundër çdo filipinezi, “sepse liria e shprehjes është në themel të çdo të drejte që keni si qytetarë të Filipineve”.

Ajo është shfaqur edhe si një kundërshtare e fortë e dhunës kundër grave gazetare dhe bashkë me Rappler ka qenë një pioneer e raportimit kundër ngacmimeve seksuale ne internet, profileve false dhe fushatave të keqinformimit.
Resa vazhdimisht ka paralajmëruar Facebook për rrezikun e fushatave të keqinformimit në vendin e saj dhe jashtë tij. Në nje opinion të botuar në Washington Post në Maj, ajo shkroi fillimisht për algoritmin problematik të Facebook të vitit 2016, duke argumentuar se situata vetëm është përkeqësuar një vit më vonë.

“Nëse ne jetojmë në një botë ku faktet janë të disktutueshme, kur shpërndarësi më i madh i lajmeve i jep përparësi përhapjes së gënjeshtrave të thëna me mllef dhe urrejtje dhe i shpërndan ato më shpejt dhe më shumë se faktet, atëherë gazetaria bëhet aktivizëm” tha ajo të premten në një intervistë.

Për të kuptuar çfarë ndodh online për ngacmimet kundrejt saj, me gjasë të paguara dhe të kryera nga profile false, Resa regjistroi 90 mesazhe urrejtjeje në mediat sociale në një orë- pasi Rappler botoi një seri shkrimesh investigative mbi keqpërdorimin e mediave sociale.

Aktivistët dhe gazetarët në Filipine e mirëpritën vlerësimin e Resës me çmimin Nobel, si një hap përpara drejt fundit të një culture pandëshkueshmërie në vend. Filipinet janë një vend i dërrmuar nga “lufta kundër drogës” që ka udhëhequr Duterte, i ndihmuar nga një propagandë të sofistikuar online në mediat sociale. Maria Ressa, tha se ishte “e shokuar” të Premten pasi u njoftua për lajmin e fitores së Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2021.

Administrata e Dutertes ka mohuar gjithnjë akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe thotë se nuk është kundër medias së lirë. Duterte e ka quajtur Ressën një “mashtruese”. Ministri i Jashtëm i Filipineve tha në një status në Tëitter se çmimi Nobel për të “ishte një betejë dhe ajo e fitoi”. Më parë ai kishte mbrojtur arrestimin e saj dhe kishte thënë se Ressa kishte dështuar me mbrojtjen e saj në sallën e gjyqit.

Çmimi përmban dhënien e një medaljeje të florinjtë dhe një shumë prej 1.14 milion dollarësh.

Ai u krijua sipas vullnetit të biznesmenit suedez dhe shpikësit Alfred Nobel në vitin 1895 me qëllimin e vlerësimit të njerëzve dhe organizatave që punonin për vëllazërinë mes kombeve, duke reduktuar ushtritë dhe duke promovuar shfaqjet e paqes. Ndër vite, kriteret kanë pasur interpretime të ndryshme dhe aty janë të përfshira edhe promovimi i të drejtave të njeriut. Nobel jepet edhe për arritjet në fizikë, kimi, mjekësi dhe letërsi./ Washington Post, përshtati Lapsi.al



2 Comments

  1. Kam folur thotë ai, ia kam thënë Lulzim Bashës dhe i kam regjistruar bisedat.

    Kur i regjistroi bisedën Spartak Ngjela-Berishës, Berisha një vit ka bërë politik “çimkëzi”. Tani Berisha doli çimkë vetë.

    Tani Berisha thotë Lu-ja ma solli dosjen në zyrë për Bashën. Po Berisha nuk e njoftoi kryetarin e partisë që të ka ardh një dosje? Atëherë kush ka të drejtë në këtë betejë?

  2. Jo 1 cmim nobel po 1000 tu jepni ketyre kurvave te sorrosit
    Rusia nuk ka per ty kthyer perseri ne kohen e jelcinit
    Sepse ruset nuk jane popull skllav qe e vene pushtuesin ne krye te sofres edhe e i bejne temena si ca te tjere
    Ata e kane tradite qe i vene drune edhe i presin gurmazin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *