• |
ide | kryesore

Ku do ndalet Berisha?

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga radhët e deputetëve. Arsyet e kësaj surprize tashmë janë komentuar: ato lidhen sa me emocionet dhe nostalgjinë për një lider të tradhëtuar, me derexhenë ku është rrokullisur kjo forcë në prag të atrofizimit, po aq dhe me pezmin dhe mungesën e besimit për drejtuesit aktualë, që po e çojnë partinë nga disfata në disfatë.

Por, sa do të forta dhe motivuese të duken për militantët këto arsye, ato janë krejtësisht të mangëta në raport me perspektivën dhe projektin që Berisha po shpalos për të ardhmen e PD-së. Ai vërtet ka folur për hapje dhe demokratizim të partisë, ai vërtet ka premtuar kthimin tek vota e anëtarësisë, që nga zgjedhjet për këllishllat bashkiakë e deri tek primaret për kryeministër, ai vërtet po kërkon që kryetari që humb të largohet pa kthim, por të gjitha këto duken thjeshtë si aspirina që doktrori po shpërndan për një trup që ka rënë në koma.

Pyetjet që shtrohen edhe përpara demokratëve edhe para publikut janë shumë më të thella. Përse po kërkohet mbledhja e firmave të kuvendit: thjeshtë për të shkarkuar Bashën? Po nëse kjo arrihet, çfarë do të bëjë Berisha: do të zgjidhet vetë apo do të mbështesë dikë tjetër? Po nëse kryetari aktual rrëzohet, ç‘do të bëhet me mbështetësit e tij, të cilët nuk kanë lidhje me berishizmin dhe janë prurje të reja? A do të parashikojë PD-ja krijimin fraksioneve për të ruajtur edhe ata që janë mbështetës të Bashës brenda partisë? Dhe mbi të gjitha, përpara zgjedhjeve për kreun e PD-së sipas parimit me një anëtar një votë, shumë e rëndësishme është mënyra se si do të bëhet kjo. A duhet të udhëhiqet opozita për një kohë të gjatë me nga një drejtim kolegjal? A duhet shtruar kjo rrugë për të hapur fillimisht dyert për prurje të reja dhe rikthime figurash të së shkuarës, në mënyrë që gara për drejtimin të jetë e ndershme e hapur dhe e barabartë?

Sali Berisha ende nuk ka sqaruar asgjë nga këto. Edhe të premten në Elbasan, pyetjes së një antareje të kryesisë të degës për detajet e projektit të tij, ai nuk i dha dot përgjigje. 

Natyrisht që nuk është e lehtë që ai të thotë që tani nëse do e marrë vetë partinë apo jo. Duke mos ditur forcën e tyre reale ai nuk ka në dorë, as të garantojë mekanizmin se si do ti mbajë të bashkuar mbështetësit e Bashës, nëse ata humbin. 

Por, ama po qe se kërkon që nisma e tij të mos lexohet si një inat i verbër personal, si hakmarja e një njeriu ndaj tradhëtisë që i bëri kukulla që e pompoi vetë, Berisha është i dënuar të sqarojë çdo paqartësi.

Nëse Lulzim Basha u shndërua në qesharak me absurditetet që thoshte për veprimin e tij përsonal të përjashtimit, duke pretenduar se vëtëm ai e dinte se ç‘kishin në dosje amerikanët dhe vetëm ai e parashikonte gjëmën që mund ta gjente PD-në nëse atyre u thuhej jo, Berisha nuk mund të përdorë të njëjtën mungesë transparence. Ai nuk mund të mjaftohet tu këkrkojë nënshkrimet demokratëve mbi një “çek të bardhë”. Ata duhet ta dinë që tani se për çfarë do ta hedhin firmën, si do të vijojë procesi, se kush dhe kur do të drejtojë PD sipas projektit të Berishës dhe se si do të ruhet uniteti me kundërshtarët e kësaj nisme.     

Vetëm kështu një dallgë e ngritur mbi një rast personal mund të unifikohet me interesin e shumë të tjerëve. Pa hapur fillimisht një proces kolegjial të shëndoshjes së PD-së, që duhet ti prijë domosdoshmërisht garës për kryesimin e saj, pa siguruar se minorancat do të kenë zë dhe do të jenë të përfaqësuara, i gjithë turravrapi i “foltores” mund të shndërrohet një një flluskë sapuni. Në rastin më të mirë ai do ndryshojë një Lul me një tjetër, por do e lërë sërish opozitën në kënetë. Dhe që kjo të mos ndodhë, Berisha nuk duhet të kërkojë firma vetëm mbi zemërimin dhe emocionet, por ai duhet ti vërë përpara atyre që nënshkruajnë krejt projektin e detajuar.

©Lapsi.al



32 Comments

  1. Te gjitha jane shqetesime reale dhe legjitime. Ne lidhje me “se cfar do te behet me ndjekesit e Bashes?”, le te ndodhe ajo qe pritet – largimi i tyre andej nga kane ardhur ose doktori duhet te krijoje nje levizje te re sebashku me ish opozitaret e perjashtuar, por me mendje te re kesaj rradhe (nese i kane ardhur). Tjetra, ai duhet te kerkoi ndjese per kapitullimin qe beri atehere – justifikimi se “une po u largova, nuk kthehem me” nuk pi uje. Sa mire u kthye tani qe ju prek interesi i vet!!

    Probleme te tjera qe doktori duhet te sqaroje eshte qendrimi i levizjes se tij ndaj LSI-se dhe me shume rendesi ai ndaj nderkombetareve, sidomos ambasadores se SHBA-se.

    Kam pershtypjen qe gjerat, sic e konstatoi artikulli, jane perkeqsuar shume ne te gjithe opoziten. Megjithate i uroj fat doktorit!

  2. Vetem Doktori eshte ai qe sjell demokratet ne pushtet.Ai eshte lideri me karizmatik dhe real qe ka ne zemer te djathten e vertete.Media duhet ta mbeshtesi me teper doktorin sepse si shkaterroi gjithe bllokmenet komuniste dhe futi shqiperin ne NATO.

    1. Ka ne zemer te djathten e vertete????hahahahahaha,çlidhje ka nje ishsekretar partie me teser komunisti per 25 vjet me te djathten?!çlidhje ka ky biri i nje ish bariu dhish pa asnje prone te trasheguar me te djathten?!te qafsha moj Shege se ngeli plonci vare…

  3. “Ku ishte ti kur na përjashtonte Basha?”: Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan, fishkëllehet nga salla dhe tentohet t’i merret mikrofoni,ti duhet te jesh nje karuc nga kristali qe mendon per salihun keshtu,salihu i fundit komunist ne ballkan

    1. po jane pjesë e skenarit o koqe

      ata aty janë të.gjithë me doktorrin dikush i pezmatuar dikush i asgjesuar nga basha të tjerë të projetkuar për tu pastruar
      por ama ata sty janë demokratë të vertetë me hallet dhe mangesitë idotlliqrt e tyre por asnjehere të blerë te shitur apo të qirë si gazbardhkurvi

  4. Pyetje të drejta. Berisha duhet ta qartësojë dhe shpalosi planin e tij për PD, Opozitën dhe Shqipërinë.

    Dhe pse mendoj që dhe vetë shkarkimi i Lulit është masë e mjaftueshme për ta mbështetur pa marrë parasysh arsyet që mund të ketë doktori, sepse nuk mund të lihet si precedent që opozita e një vendi të tërhiqet zvarrë nga kryetarë ose individë që nuk janë në lartësinë e përgjegjësive të postit e bien pre e presionit dhe shantazhit.

  5. Shkrimi i Bushatit ne pergjithesi ngre probleme te drejta. Cili eshte plani i Berishes pas rrezimit te Bashes eshte dicka shume e rendesishme. Nese Berisha do qe te rimarre drejtimin e PD-se, per mendimin e shumekujt, davaja eshte e humbur edhe ne fitofte Berisha. Mund te marre drejtimin e protestave se ai eshte personi i duhur dhe ende, pavaresisht moshes, ka karizmen e duhur per te udhehequr njerezit dhe per te ndezur turmat, por PD duhet te marre nje drejtim te ri. Dihet qe Berisha eshte idhulli i Rames qe nuk arriti kurre te behej lider si Berisha, nderkohe Basha kopjon te dy edhe Ramen edhr Berishen. Nese keta te dy nuk jane lider, Berisha megjithese lider qe ka bere edhe disa pune te mira, e ka mbaruar “karburantin” e tij per te drejtuar vendin, por fatmiresisht ka ende “karburant” per te qene opozitar i forte. Duhet thene hapur se levizja e Berishes ia ka prishur gjumin Rames dhe ka ngjallur shpresat tek shumekush se Rama nuk do jete kryeminister deri sa te vije dita e Zahos. Por jo vetem kaq, qe nga dita qe ka fluar levizja e Berishes, Rama shihet me pak ne TV dhe nuk eshte me i buzeqeshur. Ai e di se Berisha eshte shpallur non grata nga nje prej shume Amerikave qe jane sot ne SHBA dhe se gjerat mund te ndryshojne e keto dite shihet shume i nxire ne fytyre sepse e di qe gjerat mund te ndryshojne. Berisha eshte sulmuar sepse Rama nuk ka mundur ta bleje si Bashen, per kete arsye, Berishen sado qe ta urresh, nuk mund te mos e admirosh njekohesisht. Levizja e Berishes deri me tani eshte shume pozitive per shqiptaret dhe vendin. Bushati ka kapur thelbin e levizjes qe nuk eshte aspak surprizuese sic thote Bushati, pasi elektorati i djathte eshte ftohur me Bashen qe ne 2017-en, por problemi eshte se cfare do behet me PD? Qe Beriaha eshte mjeshter i ndarjeve dhe i bashkimeve, kjo eshte pare me kohe. Qe perkrahesit e Bashes praktikisht nuk ekzistojne, edhe kjo dihet. Ama eshte e rendesishme te dihet se cili eshte plani i Berishes per nje ribashkim te PD dhe si do jete drejtimi i saj. Si do futet ne shina PD-ja dhe nga kush do drejtohet. Nje drejtim kolegjial i PD per nje periudhe te pakten njevjecare, eshte i domosdoshem.

  6. Për mua Basha nuk ka patur nga t’ja mbajë…
    Po të mblidhte forumet dhe ato të binin dakord me largimin e Berishës atëhere do ishte tradhëti ndaj plakut Sali…
    Po të mos lejonin forumet largimin e Berishës merrte fund PD..
    Kështu si veproi edhe ujku u ngop,edhe kopeja mbeti tamam,xhanëm jo tamam sepse karriera e Lulëzim Xhemalit në PD ..mbaroi..
    Saliu…është turp që të presësh më opozitë nga ai…komunisti që la litarin jashtë…litar që sot quhet Edi Rama…
    Zgjidhja…po ..shpërndarje e PD…misioni i saj real mbaroi…kalimi i pushtetit ekonomiko- politik nga anëtarët e Byrosë politike te pasardhësit e tyre..në rrugë “demokratike”!
    Sot nipi i Spiro Kolekës dhe mbesa e Beqir Ballukut në Qeveri..
    Kurse nipi i Hysni Kapos na bën analizat…
    Largimi i PD nga skena politike ,bashkë me LSI që tashmë ka mbaruar…do ishte fillimi i ndryshimit në Shqipëri…
    Pas pak kohe Edi Rama do vihej i detyruar në rolin e Ramiz Alisë, do krijonte sërish lëvizjen e studentëve dhe intelektualëve të rinj dhe do rifillonte mashtrimi i radhës…
    Shqipëria thosh dikur një person interesant është bërë si një dërrasë e kalbur…ku hyjnë e dalin vazhdimisht vetëm krimbat….

  7. Amerika eshte e vetmja superfuqi qe komandon sot boten . Rama ka bere zgjedhjen me te zgjuar dhe koherente qe ka perkrahur vlerat e demokracise amerikane.Edhe luli, megjithese me shume vonese u orientua sic duhet nga perendimi.Haxhi qamilizmi eshte nje politike e pjerdhur qe para 1 shekulli nga perendimi dhe shqiptaret .

  8. YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI JANE AFROUAR AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE PO MASTUBOJN TE CEPI I KOSHAVA TE PLEHRAVE LIVE NE SKYPE ME KKL SAID SKYPE thotë:

    ZOTI BUSHATI MBREME KUR FLISTE DRITAN HALE’ja DHE ZAGARI DHE BYTHLEPERSI KRESHNIK SPAHIU E KUPTOJ SE EDHE NDOSHTA TE KA ARDHUR TE VJELLURAT APO E KALOVE ME BATON STANISIQIN

  9. Geri Kokalari i zbulon të shkuarën Evi Kokalarit: Ka lidhje me një kongresmen që po hetohet për trafik seksual,ta gezoni kete bucen si kryetare te salihut

  10. Kemi dy probleme fakti i kryer nga Basha per largimin e Berishes, dhe demokratizimi i PD. I pari eshte qartesisht i logjikshem. Nje armiqesi kunder SHBA eshte idjotizem. Pjesa marksistet e PD ju ringjallen kujtimet e thirrjeve te pareve te tyre Enver Hoxhes kunder imperializmit Amerika. E dyta eshte shume e veshtire, te kerkosh demokratizim e PD nga Sali Berisha eshte me e pakta dopjoidjotizem.

  11. Se ku do te ndalet Berisha,
    ta them une vete more djale,
    se e thote e Sali Ram Berisha,
    me gojen porsi grue e perdale.

    Do te ndalet vetem atehere,
    kur te behet serish ne parti Kryetar,
    qe te mund te fshehe ashtu koken,
    nga ajo ‘Non grata’ qe e ka ne ball.

    A vertet kujtoni si keta budallenjte e tij,
    se ate Foltore pra e ka vec per Shqiperi?
    vertet nuk e kuptoni more njerez te shkret,
    qe Sali Rama Kryetarin e do per byth te vet?

    vetem petku i Kryetarit mbase mund ta shpetoje,
    nga ai burgu i sigurte pas asaj ‘Non grata’ kesisoj,
    kur burgu keto dite u hap per Sarkozy francezin,
    mos te hapet qelia edhe per Sali Ram kendezin?

  12. A mundet qe ta reformoje Berisha PARTINE DEMOKRATIKE, AQ SA E REFOPMOI RAMIZ ALIA PARTINE KOMUNISTE TE ENVER HOXHES.

  13. nuk ka ndonjë shenjë që kryetari me letra i PD ta çojë nëpër mend të dorëzojë çelësat, edhe sikur takimet e Berishës t’i shkojnë në oborrin e selisë.

    Puna është se çfarë do bëjnë me atë “Lulin” tjetër, që do vijë pasi ta heqin këtë “liderin e thyer” peng të Edi Ramës. Mbase do ta presin edhe nja 12 vjet të tjera, derisa të binden se ai nuk do ta tradhtojë kurrë doktorin.

  14. Me gjithe mekatet , fajet apo gabimet e tij Berisha , sot ai eshte me i nevojshem dhe me i domosdoshem se kurre .
    Asnje nuk mund ti motivoje dhe elektrizoje masat siç i motivon dhe i elektrizon Berisha .

    Nuk ka rendesi se ç’ngjyre ka macja , e rendesishme eshte qe macja te haje miun -Mao Zedong(Maoceduni)
    Problemi me i madh qe kemi sot eshte miu(i gjati ine) , prandaj e vetmja shprese eshte macja(Berisha).

    1. e more rrogen per sot
      partia ka vendosur ta japi rrogen dyfish per sot sepse po shkruan me shume emra
      te rroje partia

  15. YMER GELBAZA E KA KAP PENGE EDI RAMEN ME DOSJEN E KRISTAQ RAMES-DHE EDI RAMA E PAGUANE YMER GELBAZA KELLIREN FRROK CUPIN DHE CARLO BOLEN BOLINO TE SULMOJN VJOSA OSMANIN DHE ALBIN KURTIN thotë:

    OR KY YMER GELBAZA KELLIRA QKA BERI ME KETE DOSJEN E EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES PER INCEST FAMILJAR

  16. Kam folur thotë ai, ia kam thënë Lulzim Bashës dhe i kam regjistruar bisedat.

    Kur i regjistroi bisedën Spartak Ngjela-Berishës, Berisha një vit ka bërë politik “çimkëzi”. Tani Berisha doli çimkë vetë.

    Tani Berisha thotë Lu-ja ma solli dosjen në zyrë për Bashën. Po Berisha nuk e njoftoi kryetarin e partisë që të ka ardh një dosje? Atëherë kush ka të drejtë në këtë betejë?Ti loqja me shume xxxxxxx dhe enveri i motivonte shpellkaret e tij dhe milloshevici i motivonte vellezerit serb të salihut por sot eshte ne varr

    1. NE ÇDO SHKRIM THUA TE NJEJTEN GJE EDHE PSE FLITET PER TEMA TE NDRYSHME .
      TE BESHE COPY PAST ESHTE VESHSE MILITANTIZEM IDIOT . PERDOR TRURIN E JO BYTHEN O IDIOT PARTIE

  17. IMAGJINOJE ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU ,YMER GELBAZA KELLIREN KUR TE DAL PER TA PIRE NE NJE KAFE ME NJE FEMER, HAHAH BISEDA ZGJAT 4 minuta DHE YMER GELBAZA E QELBE ME ERE MUT BYTHE NGA GOJA E YMERIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA. KARRIEREN E TIJ TE BYTHLEPEPIRJES E FILLOJ NE BYTH TE SALI BERISHES DHE PO E VAZHDON NE BYTH TE EDI RAMES

  18. Sali Berisha ka pretenduar deri para shpalljes së formularëve të dekriminalizimit se e ka ditëlindjen më 15 tetor.

    Shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974 kur forcoi lidhjet me ish-regjimin dhe mori detyrën e sekretarit të partisë.

    Në 16 tetor festohej ditëlindja e Enver Hoxhës dhe në 18 tetor ajo e Ramiz Alisë.

  19. Berisha një narcist empativ.
    Në suksesin e personaliteteve, dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Faktori i parë përbënë karakteristikat e personaliteti dhe faktorit të dytë përbëhen nga faktorët e ambientit që e rrethojnë. Narcizizmi i Sali Berishës është një lloj personaliteti që përfshin një dëshirë ekstreme për admirim, një ekzagjerim të ndjenjës së superioritetit personal, një dëshirë të papërmbajtur për pushtet, bindjen se e drejta është gjithmonë në anën e tij, si dhe një mungese të theksuar empatie. Narcizizmi i Berishës krijon një profil mistik që e bën atë shumë të besueshëm, i jep atij tiparet e heroit, i jep atij imazhin e individit tërësisht të angazhuar ndaj ndjekësve, bile deri në atë shkallë sa vetë ndjekësit fillojnë ta adhurojnë dhe përkushtohen deri në verbëri. Falë këtyre cilësive Berisha narcizis fiton admirimin e djekësve dhe ndihet i plotësuar për aq kohë sa e gëzojnë atë, pasi Berisha narcizist gjithmonë kërkon të jetë i rrethuar nga admirues. Kemi dy tipe narcizizmi, narcizimin produktiv dhe atë jo produktiv. Anët produktive të personalitetit narcizist e ndihmojnë liderin të arrijë fitoren ashtu sikur anët e errëta e pengojnë atë t’i shkojë deri në fund misionit për të cilin ndjekësit kanë synim dhe nevojë duke e kthyer në jo produktiv.
    Berisha si një lider narcizist ka aftësi për të frymëzuar vartësit e tij. Kjo ka çuar në arsyetimin e ndjekësve të tij që në raste krizash, apo ndryshimesh të mëdha, vetëm lideri Berisha mund të jetë në gjendje të ngjallë optimizmin e ndjekësve dhe t’i çojë ata drejt ndryshimit e pushtetit.
    Berisha narcizist do të shohin vetëm fitore.
    Ai e ka gati të pamundur të pranojnë humbjen apo disfatën. Edhe kur humbja është tërësisht e dukshme ai fillon të gjejnë shkaktarin përtej vetvetes dhe t’i heqin vetes çdo përgjegjësi humbjeje. Ndërsa paradoksalisht ai gjithmonë tenton t’i theksojë si të vetat sukseset. Edhe nëse suksesi nuk arrihet ai duhet të imagjinohet i arrirë, dhe duhet spekuluar deri në atë pikë sa të shpiket edhe nëse nuk ekziston
    Unë bëj çfarë dua
    Kontrolli mbi pushtetin është synimi kryesor i Berishës narcizist. Abuzimi me të është një normë e këtyre lloj liderëve. E gjitha kjo vjen pasi Berisha narcizist kërkon të ketë një pushtet absolut. Këtë në përgjithësi e arrin duke emëruar individë që janë totalisht nën kontrollin e tij. Këtu fillon gradualisht abuzimi me pushtetin. Kjo dëshirë e pamatë për pushtetin dhe për të mos e humbur atë i bën liderët narcizistë shumë të rrezikshëm, pasi ata janë në gjendje të marrin çdo vendim gati ekstrem vetëm e vetëm të mos humbin kënaqësinë që u sjell pushteti. Berisha narcizist është në gjendje t’i mashtrojë, tradhtojë dhe braktisë ndjekësit e tij vetëm në synim të ruajtjes së pushtetit personal. Duke qenë se Berisha narcizist nuk ka empati apo nuk sheh askënd përtej vetes, ai ka aftësi të shfrytëzojnë këdo pa pasur ndonjë vrarje ndërgjegje apo keqardhje, boll të arrijnë egon e tij personale e të egër për pushtet.
    Në fakt lideri është produkt i shoqërisë që përfaqëson. Fakti që një shoqëri prodhon gjithmonë e gjithmonë një tipar lideri, rrëfen se shoqëria e ka këtë tipar të sajën . Lideri është rrjedhshmëri. Kjo do të thotë se një shoqëri narciziste do prodhojë lider narcizistë.
    Në politikë fanatizmi e shkataron të menduari e saktë. Ka shumë që mendojnë se Berisha (lideri) është dhuratë e qiellit. Këta mendojnë me ndjenja bazuar se si vepron e si flet, sesa të thellohen e ta njohin liderin thjesht fanatizëm. Dhe këtë fanatizëm të verbër e të parsyeshme e gjejmë më shumë te feja e politika.
    Berisha narcizist ka një mungesë të theksuar empatie dhe mungesë ndjenjash ndaj nevojave të të tjerëve. Ai i shikon përgjithësisht ndjekësit krejt si objekte dhe kjo vjen nga fakti se narcizistët vuajnë nga mungesa e empatisë. Berisha narcizist e shikon veten si zoti dhe beson se është në të drejtën e tij t’i trajtojë ndjekësit sikur të jenë thjesht sende. Ndonëse ai hiqet sikur ka ndjeshmëri ndaj ndjekësve, në fakt ai pothuaj nuk ka asnjë lidhje emocionale me ta. Ky është dhe rreziku më i madh i shoqërive që drejtohen nga liderë me personalitet narciziste; ata shumë shpejt kthehen në autoritarë e po të mos ndalohen në kohë, kthehen në diktatorë të pamëshirshëm.

  20. Jorida Tabaku: E kam të vështirë të komentoj thirrjet e Berishës, ai duhet të bashkohet me ne kundër Ramës,o loqe mos e perserit veten shume here brenda nje shkrimi,shkruaj me shkurt se ke lehtesira per veten

  21. Sa i dhime qe je Bushat!

    Si ishte kjo?
    “Qe nisma e tij të mos lexohet si një inat i verbër personal, si hakmarja ndaj tradhëtisë që i bëri kukulla që e pompoi vetë” ?

    Po mundesia qe Sala te jete thjesht duke u perpjekur te rrimarre partine per t’a perdorur si mburoje ndaj prokurorise, gjykatave apo dhe amerikes (duke qene se Basha nuk e mbron me) nuk u fuska fare tek ajo cfare njerezit mund te mendojne?

    Apo pastertia e Sales na u kthye sot me neser ne aksiome, qe nuk vihet ne diskutim?!

  22. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *