• |
ide | kryesore

Rihapet dosja e vrasjes së kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka vendosur që të hapë dosjen e vrasjes të kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.

Rihapja e hetimeve ka ardhur me kërkesë të të dënuarve për vrasjen e tij, Admir dhe Genc Tafili. Admir Tafili është dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Genc Tafili është liruar me kusht nga ish-gjykatësja Enkelejda Hoxha, e sot është në kërkim nga drejtësia.

SPAK rihap hetimet pasi nga palët në këtë proces ka pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Pritet që SPAK të rinisë rimarrjen në pyetje të personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Burime pranë SPAK bënë me dije se këtë premte është ftuar në SPAK për deklarime Sokol Kociu ish zyrtari i lartë i policisë i cili deklarime i ka dhënë si avokat i Admir Tafilit. Po ashtu SPAK sqaroi se për këtë ngjarje ka patur mbi dhjetëra kërkesa për ta rihetuar nga vetë Admir Tafili i cili e mohon të ketë lidhje me krimin.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Perosnat që kanë shtënë ishin Behar Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia ka arerstuar Adrmit Tafilin i dënuar meburg përjetë dhe Genc Tafilit. Më pas Genc Tafili u lirua nga burgu me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Por Gjykata e Apelit kërkoi sërisht arrestimin e tij, por sot e kesaj dite ai vijon të jetë në kërkim.

Kush është Genc Tafili? Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale u lirua më 7 nëntor të 2017. Genc Tafili është me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili. /ReportTv



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *